Regjistrimi i Popullsisë në Kosovë nuk është transparent
Organizimi i procesit të Regjistrimi i Popullsisë në Kosovë ka filluar prej vitit 2004 me nisjen e testimeve të disa, siç quhen, instrumente ose mjete statistikore, siç është, kryesori, formulari për regjistrim i cili është testuar deri më tash diku tri herë. Miliona euro janë derdhur për këtë testim, por pa mbulesë.
Kur flitet për Regjistrimin e Popullsisë flitet për organizimin e një mozaik fushash administrative, ligjore, të personelit, të menaxhimit, të administrimit, të udhëheqjes dhe të buxhetit. Regjistrimi i Popullsisë nuk është as punë e as projekt i vogël, i cili edhe nëse dështon, përfundon diku në margjina të shoqërisë ose në tavolina të papërdorura Qeverie. Po e përsërisë, vetëm për testimin e formularëve të regjistrimit në terren deri më tash janë shpenzuar diku tre milionë euro pa faturë.
Në kuadrin e organizimit qeverisës, Ministria e Administratës Publike (MAP) përveç punës për Regjistrimin e Popullsisë, punë tjetër ka edhe reformën në administratën publike, reformimin e ministrive dhe agjencive, pra të atyre institucioneve që shërbejnë qeverisjen. Ashiqare, edhe për ish-ministren, Edita Tahiri, reformimi i administratës publike doli punë e pamundshme. Shumë dallavere janë bërë rreth punësimit nëpër ministri dhe agjenci, shumë dallavere janë bërë rreth avancimit dhe caktimit të punëtorëve në pozita punuese.
Në këtë kuadër, si të niset dhe mbarojë Regjistrimi i Popullsisë kur administrata që e udhëheq këtë projekt është e tillë? Kështu, si pjesë administrative e Regjistrimit është formuar edhe organi i quajtur Fondi Mirëbesues për Regjistrimin e Popullsisë i përbërë nga MAP dhe disa organizata ndërkombëtare, emri i të cilëve nuk është me rëndësi tash. Ky Fond pritet të kap shumën rreth 11 milionë euro shpenzime, por ky Fond e këto para nuk do të shpenzohen për punën e Regjistrimit të Popullsisë, por për pjesëmarrësit që janë pjesë e këtij projekti. Pagat e tyre do të jenë të mëdha në tri vjetet e ardhshme në krahasim me situatën e varfërisë dhe papunësisë në Kosovë.
Si vrojtues, ky proces më duket sikur ai aeroplani që sillet e pështillet nëpër, pistë por nuk arrin të çohet e të fluturojë sepse piloti asnjëherë nuk ka ngasur këso “veture”.
Vlen të përmendet që përqendrimi politik në këtë proces është pjesëmarrja ose jo e serbëve në Regjistrim (dhe e komuniteteve të tjera etnike në Kosovë), derisa vëmendja e publikut dhe e shoqërisë civile është tek përcaktimi mbi përkatësinë fetare dhe etnike të popullatës. Këto janë shqetësime legjitime, por siç po shihet, jo të vetme. Me gjasë, tema rreth pjesëmarrjes së serbëve dhe e përkatësisë fetare dhe etnike janë temë e cilësisë, e brendësisë. Këtë temë do ta bëjmë pas disa ditësh sepse ende nuk jemi aty.
Plus kësaj, me bisedimet e imponuara në derë me Beogradin, të dalat nga Regjistrimi i Popullsisë do të përdoren si mjet për vazhdimin e decentralizimit dhe të hapësirave të tjera joshqiptare. Të dalat nga ky proces, rezultatet statistikore, do të flasin keq për neve sepse pritet që të mos regjistrohen rreth 500 mijë kosovarë që jetojnë jashtë Kosove, përveç zhvendosjes së mbi 50 për qind të popullsisë nëpër qyteza brenda Kosove. Këtu pritet të mos regjistrohet një pjesë e madhe e popullatës që ka ndërruar jetë ndërkohë sepse familjet e tyre marrin pensione në emrin e tyre. Gjithashtu, nuk do të regjistrohet as prona e patundshme sepse një numër i konsiderueshëm nuk arriti të përkthej pronën, sidomos nga blerësit joshqiptarë.
Dhe në fund, por jo e fundit, Regjistrimi i Popullsisë në Kosovë, nëse mbaron siç duhet, nuk do të jetë zgjidhje e problemeve statistikore, por do të jetë hyrje në zgjidhjen e tyre. Regjistrimi i Popullsisë do të tregojë që Kosova, edhe statistikisht, punët i ka lëmsh. Për ESK-në, Regjistrimi i Popullsisë do të jetë një mënyrë ose rrugë për zgjidhjen e problemeve statistikore, nëse ESK ka aftësi për të përballur dhe përballuar këtë problem, gjë që, sipas publikimeve të deritashme statistikore, është në dyshim.
Gjithashtu, duhet përmendur se i gjithë organizimi i Regjistrimit të Popullsisë po bëhet larg syve të publikut duke u kthyer në proces jo-transparent sidomos në mënyrën e angazhimit të personelit dhe të shpenzimeve financiare.
Edhe një herë, paratë janë shpenzuar dhe vazhdojnë të shpenzohen. Pjesëmarrësit në këtë projekt ashiqare janë të pasigurt sepse asnjëherë nuk kanë “ngasur” projekte të tilla. Mungesa e përvojës, por edhe gatishmërisë për të angazhuar profesionistët në këtë punë është tremë dhe termet për të dalat nga ky Regjistrim, sepse rezultatet vijnë më vonë. Por, megjithëkëtë, projekti i Regjistrimit të Popullsisë nuk mund të quhet i dështuar sepse njëherë duhet pritur suksesin, duhet pritur se çfarë do të ndodhë me pilotin, aeroplanin dhe me udhëtarët në të, por edhe me vet aeroportin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?