LAJMI I FUNDIT:

I refuzohet sërish kërkesa Hashim Thaçit për lirim nga paraburgimi

I refuzohet sërish kërkesa Hashim Thaçit për lirim nga paraburgimi

Kolegji i Apelit të Gjykatës Speciale, ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi për lirim nga paraburgimi.

Paneli i Apelit ka konstatuar se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka gabuar në konstatimin se periudha që Thaçi ka kaluar në paraburgim mbetet e arsyeshme.

Më tej në vendimin për refuzim të lirimit nga paraburgimi thuhet se Kolegji urdhëron Thaçin dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të paraqesin publikisht versionet e tyre të redaktuara brenda dhjetë ditëve nga marrja e njoftimit për këtë vendim.


Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas aktakuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori