Refugjatët nga Ukraina nuk do të paguajnë karton të gjelbër gjatë hyrjes në Maqedoni
Të gjithë personat me statusin e refugjatit nga Ukraina me hyrjen në vendin tonë do të përjashtohen nga pagesa e sigurimit kufitar – kartonit të gjelbër. Ky vendim është marrë nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve (BKS) në koordinim me Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) me iniciativë të Qeverisë.
Byroja Kombëtare e Sigurimeve (BKS) nga fondi i saj i garancisë do të mbulojë të gjitha dëmet e mundshme nga automjetet ukrainase që transportojnë refugjatë deri më 30 qershor të këtij viti. Vendimi është marrë me konsensus nga të 11 kompanitë e sigurimeve.
“Duke pasur parasysh krizën aktuale të refugjatëve të shkaktuar nga konflikti ushtarak në Ukrainë dhe paraqitjen e refugjatëve në kufirin tonë, është e nevojshme të gjendet një zgjidhje përgjithësisht e pranueshme dhe e bazuar në mënyrë sistematike për pranimin e automjeteve me refugjatë që nuk kanë karton jeshil dhe nuk mund të blejnë sigurimin kufitar. Arritëm të ofrojmë një zgjidhje solide, brenda mundësive dhe në përputhje me kompetencat dhe kushtet. Në këtë situatë veçanërisht për tu theksuar është qasja humane, gadishmëria dhe angazhimi i të 11 kompanive të sigurimeve. Ne sinqerisht besojmë dhe shpresojmë se do të mbizotërojë arsyeja, do të mbizotërojë paqja dhe njerëzit me status të refugjatit së shpejti do të kthehen në vendin e tyre”, theksoi Kërste Shajnoski, Kryetar i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së.
Në marrjen e vendimit të saj, BKS-ja, në koordinim me AMS-në, u udhëhoq nga parimet universale të solidaritetit dhe ndihmës për refugjatët nga zonat e luftës.
“Ky është kontributi ynë me të cilin i urojmë mirëseardhje njerëzit nga Ukraina me status refugjati. Me këtë hap besojmë se sado pak do të kontribuojë në lehtësimin e pozitës së tyre aktuale. Të gjithë anëtarët e BKS-së treguan solidaritet dhe unitet jashtëzakonisht të fortë në kërkimin dhe gjetjen e një zgjidhjeje me të cilën bashkërisht duhet të kishim kontribuar në zbutjen e situatës së vështirë të këtyre personave me status refugjati”, potencoi Trajçe Latinovski, drejtor i BKS-së.
Ky vendim është marrë me konsensus të 11 shoqërive të sigurimeve jo-jetë që operojnë në tregun vendas të sigurimeve. Vendimi i Bordit të Drejtorëve të BKS-së u mbështet nga: “Triglav Osiguruvanje”, “Euroins Osiguruvanje”, “Sava Osiguruvanje”, “Kroacia Osiguruvanje – Jo-Jetë”, ADOR “Maqedonia VIG “, “Osiguritelna Polisa”, “Viener VIG”, “Eurolink”, “Grave Jo-Jetë”, “Unika” dhe “Halk Osiguruvanje”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin