Nga e hëna në Maqedoni nuk është lejuar të hyjë asnjë migrant. Ndërkohë, në kampin e Tabanocit përgjatë kufirit me Serbinë, ndodhen mbi 1500 migrantë, të cilët presin të hapet kufiri për të vazhduar rrugën drejt vendeve të Evropës, njofton REL.
Arbnor Tefiku, ndihmësudhëheqës i Qendrës transite të migrantëve në Tabanoc, thotë se kampi është i stërngarkuar. Ai, si më kritike fokuson gjendjen e migrantëve, të cilët që nga e hëna janë duke pritur në zonën neutrale mes Maqedonisë dhe Serbisë, për të kaluar kufirin.
“Më pak se 100 migrantë janë tërhequr nga zona neutrale mes Maqedonisë dhe Serbisë, por pjesa më e madhe e tyre, gjegjësisht mbi 300 migrantë janë të vendosur të presin për të kaluar kufirin drejt Serbisë. Këta migrantë jetojnë në kushte shumë të vështira, dhe pavarësisht gjendjes së rënduar, nuk arrijmë t`i bindim që të kthehen në kampin në Tabanoc”.
“Kemi vështirësi të mëdha, veçanërisht pas përkeqësimit të motit, shfaqet nevoja për veshmbathje, dhe gjatë netëve kur temperaturat janë shumë të ulëta, ka nevojë për ngrohje ndërkohë që këta migrantë janë në qiell të hapur me disa tenda të vogla të improvizuara”, thekson Tefiku.
Arsani, migrant nga Siria, që nga e hëna është duke pritur të hyjë në Serbi dhe më pas të vazhdojë rrugën drejt Gjermanisë për ku është nisur. Aithotë se tashmë disa ditë është me temperaturë të lartë trupore nga i ftohti që e ka kapluar, megjithatë mbetet i vendosur të presë që të hapet kufiri.
“Nuk kam çka të bëj, jam i detyruar të pres. Mbase mund të ndodhë mrekullia dhe të hapet kufiri për të vazhduar rrugën drejt Gjermanisë. Shpresoj që të gjendet një zgjidhje për fatin tonë, sepse të gjithë ne këtu gjendemi në një situatë shumë të vështirë, s`kemi se si të kthehemi në Siri, ku gjithçka që kishim, është shkatërruar”, thotë Arsani nga Siria.
Ndërkohë, organizatat humanitare kanë ngritur shqetësimin se bllokimi i “Rrugës ballkanike” mund të aktivizojë grupet e ndryshme, që merren me trafikimin e migrantëve përmes kanaleve të ndryshme ilegale.
Suat Saqipi, aktivist humanitar, i cili për disa muaj vepron në kampin e Tabanocit dhe Gjevgjelisë, thotë se mbyllja e kufijve i detyron migrantët të gjejnë rrugë alternative për të arritur vendet e Evropës.
“Mbyllja e kufijve në këtë formë, i ka aktivizuar në të kaluarën, e edhe tani, të gjitha rrjetet kriminale për trafikimin e migrantëve, të cilët kanë mundësi të paguajnë që të arrijnë në shtetet e BE-së”.
“Funksionimi i trafikantëve nuk është ndërprerë, por vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe ne jemi dëshmitarë të funksionimit të tyre përderisa kemi një gjendje shumë të rëndë me kushte katastrofale për migrantët në pikat kufitare në Gjevgjeli dhe Tabanoc”, thekson Saqipi.
Ndryshe, nga fillimi i këtij viti e deri më tani, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, përmes vendit, transit drejt Evropës kanë kaluar 89 mijë e 623 migrantë, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Siria , 44 mije e 734 migrantë, nga Afganistani 26 mijë e 546 dhe Iraku 18 mijë e 337 migrantë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker