LAJMI I FUNDIT:

Reagon Kurti: Kur rrezikohet demokracia në Amerikë, bota nuk është më e sigurt

Reagon Kurti: Kur rrezikohet demokracia në Amerikë, bota nuk është më e sigurt

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas protestave të dhunshme që kanë ndodhur në Kongresin amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka shkruar se kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurt, transmeton Telegrafi.

“Kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurt. Njerëzit e Kosovës i kanë përcjellë me shqetësim të madh skenat trishtuese në Capitol Hill dhe ne bëjmë thirrje për transferim paqësor të pushtetit duke respektuar vullnetin e popullit amerikan, e jo dhunë nga ekstremistët e së djathtës”, ka thënë Kurti.


Ndryshe, ditën e mërkurë, përkrahësit e Donald Trumpit janë futur dhunshëm në ndërtesën e Kongresit amerikan, ku gjatë përleshjes mes forcave të rendit dhe demonstruesve pesë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 tjerë janë lënduar./Telegrafi/