Pasi Kryesia e Degës së PDK-së në Skenderaj vendosi të shkarkojë nga posti i nënkryetarit Bekim Haxhiun dhe të largojë nga partia shtatë anëtarë të tjerë të saj të kësaj dege, ka reaguar njëri nga anëtarët e shkarkuar.
Ilir Ejupi, asambelist në Kuvendin Komunal të Skenderajt dhe anëtar i degës së PDK-së në Skenderaj, ka thënë se shkarkimi i tij nga PDK-ja është bërë me vendim të “disa individëve që tentojnë të ngulfatin lirinë e të vepruarit ndryshe”.
Ejupi ka akuzuar një grup të caktuar njerëzish brenda PDK-së në Skenderaj për prishje të demokracisë brenda partisë.
Reagimi i plotë i asambleistit të PDK-së Ilir Ejupi:
“Të dashur miq, bashkëfshatar, të rinjë dhe të reja të PDK-s,
Lajmi për gjoja shkarkimin tim dhe 7 Asambleisteve nga PDK-ja është vendim i disa individeve dhe grupeve të ngushta brenda PDK-s-Dega Skenderaj, të cilët jan duke tentuar t’a ngulfatin lirinë e të menduarit dhe të vepruarit ndryshe, gjëra të cilat jan të garantuara në një vend të lire dhe demokratit. Të menduarit ndryshe, brenda një organizate politike nuk është shkelje e statutit dhe rregullave të një partije.
Gjithashtu ju informoj së unë jamë pjesë e Kryesisë së RDK-s-Dega Skenderaj dhe po nga ky organ kam qenë i propozuar që të jem pjesë e listes së PDK-së për Asamble Komunale, më shumicë të votave nga anëtaret e Kryesisë së RDK-së. Prandaj, ka qenë vullneti i të rinjvë që unë të jem përfaqësues i tyre në Asamblen Komunale të Skenderajt. Premtimi im ka qenë që do të jem zeri i të rinjve, ku edhe ju kam qendruar besnik të rinjvë të PDK-së duke e votuar Fatbardha Halitin për Kryesuese të Kuvendit Komunal të Skenderajt, sepse ajo eshte njëra prej të rinjvë të PDK-së dhe të Skenderajt.
Të dashur miq dua te ju informoj qe ne, Asambleistet e PDK-s e kemi zgjedhur Kryesuese te Kuvendit Fatbardha Halitin, e cila është Asambleiste nga radhet e PDK-s. Pra ne kemi zgjedhur Kryesuese Asambleisten e PDK-s.
Gjithashtu duhet t’a keni te çartë se nuk kemi qene vetem 7 Asambleist për zgjedhjen e Fatbardha Halitit Kryesuese, por kan qenë edhe asambleist të tjerë nga radhet e PDK-s. Te dashur votues, anëtar te PDK-së, ne veçanti te rinjë te PDK-s dhe ju te cilet me njihni mua dhe i dini parimet e mija politike, asnjëhere nuk kam vepruar kunder statutit te partisë.
Arsyet pse e kam votuar Fatbardha Halitin (Asambleiste e PDK-s) per Kryesuese jan:
1. Besimi ne përfaqesimin e te rinjvë nepër pozita te larta politike, jo perkrahja e njerëzve te njejtë qe 18 vite.
2. Propozimi për zgjedhjen e Ismet Salihut Kryesues, nuk ka qenë vendim i Kryesisë dhe organeve te partisë, por i disa individeve dhe grupeve brenda partisë.
Andaj të dashur miq, përkrahës të PDK-së dhe ju të cilët duke më votu më keni renditur në njerin nga 7 Asambleistet më të votuar të PDK-së ju premtoj së do të jem zeri i kërkesave dhe shqetësimëve tuaja në Asamblen Komunale të Skenderajt. JU jeni ata të cilët më keni dhen besimin për të ju përfaqësuar dhe ju jeni ata të cilët mund të m’a merrni këtë besim, si në strukturat e partisë ashtu edhe në Asamble pas 4 viteve.
Por, për një gjë ju premtoj së asnjëherë nuk do të shkeli mbi besimin të cilin m’a keni deleguar, duke ju përfaqësuar denjësisht në Asamblen Komunale të Skenderajt” (sic.), ka shkruar Ejupi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët