LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i Vetëvendosjes për Aktgjykimin e Kushtetueses: Kurtit nuk i mohohet kandidatura për deputet

Reagimi i Vetëvendosjes për Aktgjykimin e Kushtetueses: Kurtit nuk i mohohet kandidatura për deputet

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për herë të parë në faqen e saj zyrtare në Facebook pas shpalljes së Aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo parti ka thënë se Kurtit nuk i mohohet dhe as nuk ka ndonjë pengesë që ai të jetë kandidat për deputet apo kryeministër.

Vetëvendosje ka paralajmëruar se shumë shpejt do të mblidhet Këshilli drejtues i partisë dhe do të bëhet nominimi i Kurtit si kandidatë për kryeministër.


Reagimi i plotë:

Gjykatës iu jemi drejtuar për paligjshmërinë e Qeverisë dhe mandatin e Etem Arifit si i dënuar me burgim. Gjykata i konfirmoi në plotni pretendimet tona. Qeveria Hoti ishte e paligjshme. Mandati i të dënuarit me burgim ishte i paligjshëm. Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk i mohohet dhe as nuk ka ndonjë pengesë që ai të jetë kandidat për deputet apo kryeministër. Shumë shpejtë Këshilli i Përgjithshëm do të mblidhet e kandidatura do të shpallet. 14 shkurti do të jetë ditë kremte sepse atë ditë përfundon politika e vjetër dhe qeverisja e keqe, e fillon ajo për të cilën qytetarët tashmë e kanë ndarë mendjen, dhe atë me referendum popullor.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori