LAJMI I FUNDIT:

Reading, qytet në të cilin fliten 127 gjuhë

Reading, qytet në të cilin fliten 127 gjuhë

Reading në Angli është qyteti në të cilin fliten 127 gjuhë të ndryshme të botës, nga ato afrikane, armene, uzbeke, katër lloje të gjuhës kineze, e deri tek ajo angleze.

Me një popullatë prej 233.000 banorësh, Reading ka më shumë gjuhë se cilido qytet tjetër në botë.

Bastioni i imigrantëve të cilët flasin pak apo aspak gjuhën angleze u krijon shumë probleme punëtorëve në shkollat e këtij qyteti.

Madje është menduar se problemi është edhe më i madh kur hulumtimi i autoriteteve të qytetit ka zbuluar se në shkollat lokale fliten 150 gjuhë të ndryshme. Megjithatë, disa prej imigrantëve kanë përdorur emra të ndryshëm për gjuhët e njëjta, prandaj keniasit e kanë quajtur gjuhën e tyre kikuyu apo gikuyu. Përderisa edhe punjabi e panjabi janë emra të ndryshëm për gjuhët e njëjta të cilat fliten në Pakistan e Indi.


Këshilli i qytetit ka kërkuar para shtesë nga qeveria për programin e emëruar “Anglisht për ata të cilët flasin gjuhë tjera”.

Autoritetet vlerësojnë se kjo është situatë e pazakontë dhe brengosëse, sepse kjo nënkupton se imigrantët nuk janë integruar si duhet në shoqërinë britanike dhe se nuk u është mundësuar të mësojnë gjuhën angleze.