LAJMI I FUNDIT:

RDK: Ardhja e Nuland duhet të përcjellë porosinë për qeverinë e ekspertëve

RDK: Ardhja e Nuland duhet të përcjellë porosinë për qeverinë e ekspertëve

Rilindja Demokratike Kombëtare përmes një komunikate ka reaguar për vizitë e pritur të  diplomates së  lartë  amerikane Victoria Nuland, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Rilindja Demokratike Kombëtare që në fillim të krizës theksoi se vendi ndodhet para një kaosi të vërtetë dhe ky kaos çdo ditë është duke u thelluar edhe më tepër, duke pasur parasysh obstruksionet e njëpasnjëshme që i bëhen marrëveshjes së Përzhino. Rajoni i Ballkanit nuk është aspak imun nga një çrregullim i gjithanshëm me qeverisje të ndryshme jostabile, me kosto të lartë për tërë Ballkanin në përgjithësi. Nëse kësaj ia shtojmë edhe krizën e refugjatëve që e ka kapluar Ballkanin në përgjithësi, atëherë mund të kuptojmë lirisht urgjencën e formimit sa më të shpejtë të një qeverie ekspertësh ose të zgjeruar për shkak të zbrazëtirave të mëdha që janë krijuar në shumë institucione të vendit”

Maqedonia aktuale karakterizohet me qeverisje të papërgjegjshme dhe jostabile të përmasave gjigande me kosto të lartë për sigurinë e vendit. Për këtë arsye, komuniteti ndërkombëtarë, në veçanti ai amerikan, duhet urgjentisht të insistojë për një qeveri ekspertësh ose të zgjeruar që ta stabilizojë shtetin para valës së kaosit që është duke e kapluar Ballkanin në përgjithësi. Kriza në vend ka krijuar zbrazëtira të mëdha institucionale dhe për këtë arsye të gjithë duhet maksimalisht të angazhohemi për t’u ballafaquar me sfidat e përplasjeve të mëdha. Ardhja e Victoria Nuland në vend duhet maksimalisht të shërbejë për përcjelljen e mesazhit të qartë në drejtim të formimit të një qeverie të kësaj natyre që do të respektoj fuqishëm marrëveshjen e “Përzhino” dhe rekomandimet e Raportit të Pribes. Kjo qeveri do të duhet të përgatit vendin rreth organizimit të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike në një afat sa më optimal të mundshëm”, thuhet në komunikatën e RDK./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori