Raufi: Të burgosurit e “Kumanovës” edhe sot janë rrahur, kanë dhe plagë!

Andi Krasniqi i njohur si komandant Malisheva dhe Ekrem Arifi, dy të akuzuarit për rastin e Kumanovës janë keqtrajtuar sot gjatë transportit për në gjykatë. Pavarësisht ankesave të palës mbrojtëse, seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve të mbrojtur. Avokati Naser Raufi për Alsat-M, shprehet i revoltuar me deklaratat e dy ministrave atij të drejtësisë Xhaferi dhe të policisë Çavkov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Sot u ankuan përsëri dy të arrestuarit, janë të keqtrajtuar. Konkretisht për dhunë u ankua Ekrem Arifi nga transporti deri te gjykata dhe Andi Krasniqi që është bërë torturë ndaj tij, është lidhur në mënyrë jo njerëzore dhe është dhunuar me pranga, duart poshtë kokën lartë, njësoj si herëve tjera. Nuk mund ta kuptoj se si Ministri o Drejtësisë dhe të tjerë që kanë kompetenca për këtë dhunë të japin deklaratë se nuk bëhet maltretim kur maltretimi është evident. Të arrestuarit e thonë këtë”, ka deklaruar avokati mbrojtës, Naser Raufi.
Pos keqtrajtimit të pjesëtarëve të grupit të Kumanovës, familjarët e tyre thonë se gjatë vizitave në burgje edhe ata keqtrajtohen nga ana e gardianëve.
“Nuk e di se si ai Ministri i brendshëm maqedonas del dhe i thotë të zezës e bardhë. Disa familjarë na kanë treguar neve por edhe e kanë thënë më herët se në momentin kur kanë hy në burg i kanë zhveshur komplet lakuriq, gjë që është thjeshtë sa për t’i poshtëruar sepse nuk besoj se ekziston në botë një ligj i tillë”, ka deklaruar Dashurie Sefaj, bashkëshorte e Genc Sefajt.
Familjarët e të burgosurve takuan ministrin e Drejtësisë Valdet Xhaferi. Ata thonë se, ministri u ka thënë se çështja e keqtrajtimit jashtë burgut nuk bie në kompetenca të tij, ndërsa është zotuar se mbështetjen e tij do e kenë derisa janë brenda burgut.
“Ai na ka premtuar angazhimin e tij megjithëse është deklaruar se pjesa e transportit është në kompetenca të Ministrisë së brendshme, nuk është pjesë e Ministrisë së Drejtësisë. Ne kemi kërkuar, kërkojmë dhe do të kërkojmë që vetëm të zbatohen ligjet dhe kushtetuta e Maqedonisë rreth trajtimit të tyre, asgjë më tepër. Kompetencat që i ka Ministria e drejtësisë sipas tij janë vetëm nëse kanë ndonjë problem apo maltretim vetëm Brenda burgut”, është shprehur njëri nga familjarët e Andi Krasniqit.
Familjarët e pjesëtarëve të grupit të Kumanovës kishin kërkuar takim edhe me zëvendësministrin e brendshëm Agim Nuhiu por i njëjti nuk u ka mundësuar një gjë të tillë, me arsyetimin se ka pasur agjendën e ngjeshur./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës