LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Monstra” është paralajmëruar nga një polic, publikohen biseda të reja në seancë

Rasti “Monstra” është paralajmëruar nga një polic, publikohen biseda të reja në seancë

Sot ka vazhduar seanca gjyqësore për rastin “Monstra”, në të cilën janë publikuar transkripta të reja të bisedave që kanë të bëjnë me këtë rast.

Sot u lexuan vetëm disa, ku shihej se si një pjesëtarë i policisë ka njoftuar pjesëtarë të tjerë në pozita më të larta udhëheqëse në MPB, për tragjedi të mundshme të përmasave siç ishte vrasja e pesëfishtë, por që kompetentët aso kohe nuk kanë marrë masa.

Avokati Naser Raufi, thotë se këto këta biseda nxjerrin në pah përfshirjen e shërbimit të atëhershëm sekret në vrasjen e pesëfishtë.


“Pjesëtarë të MPB-së kanë qenë në dijeni që do të ndodh ky krim, me çka dokumentohet dhe argumentohet fjala jonë, që ky është një skenar i shërbimit të MPB-së, pra nga ish-shërbimi sekret. Është evidente se këta nuk janë fajtorë, pra dolën edhe biseda që tregojnë persona të tjerë të përfshirë dhe ne si avokat por edhe prokuroria që është korrekte si dhe trupi gjyqësorë do t’i detektojë se kush janë fajtorët për këtë rast. Mendoj se tani jemi në rrugë të vërtetë”, tha Raufi.

Edhe avokatja e familjarëve që humbën bijtë e tyre thotë se me dëshmitë e reja po zgjerohet perimetri i dyshimeve dhe shpreson se me dëgjimin e gjitha dëshmive do të dalin në pah edhe fajtorët.

U publikuan edhe transkripta nga biseda e ish ambasadorit rus Oleg Shkerbak, me disa bashkëbisedues të tjerë, të cilët e njoftonin atë në lidhje me rastin. Mbi 130 mijë transkripta janë propozuar nga Prokuroria si dëshmi të reja lidhur me vrasjen e pesëfishtë.

Prokurorja Fatime Fetai kërkoi nga ministrja e Drejtësisë që të sqarojë se përse nuk janë ekstraduar Alil Demiri, Afrim Ismajloviq, edhe dy të akuzuarit tjerë që gjenden në arrati në Kosovë. Deskoska u përgjigj menjëherë duke thënë se Maqedonia ka përmbushur të gjitha procedurat dhe se tre herë ka kërkuar nga Kosova ekstradim, por që shteti fqinj nuk është përgjigjur. Deskoska tha se do të takojë personalisht familjarët e viktimave për t’i njoftuar në lidhje me procedurën e ekstradimit.

Ndryshe, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012 u dënuan me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i pezulloi aktgjykimet, i liroi nga paraburgimi të gjykuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa kujdesi. Pas pezullimit të aktgjykimeve, rastin “Monstra” e mori Prokuroria Speciale dhe lënda u kthye në rigjykim.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori