LAJMI I FUNDIT:

Rastet me coronavirus te fëmijët amerikanë janë rritur me 21 për qind

Rastet me coronavirus te fëmijët amerikanë janë rritur me 21 për qind

Pothuajse 443 mijë fëmijë kanë rezultuar pozitivë me coronavirus në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i pandemisë, sipas një raporti të përbashkët të Akademisë Amerikane të Pediatrisë dhe Shoqatës së Spitaleve të Fëmijëve.

Që nga 6 gushti, kur doli raporti i fundit, ka pasur rritje për 74.160 raste të reja me fëmijë, duke ngritur totalin nga 358.469 në 432.629, një rritje prej afërsisht 21 për qind në vetëm 14 ditë, raporton CNN.

Numri i rasteve për 100 mijë fëmijë gjithashtu është rritur në mënyrë të vazhdueshme, nga 13 raste për 100 mijë fëmijë në mes të prillit në 583.2 në 100 mijë në raportin e 20 gushtit, transmeton Telegrafi.


Dhe përqindja e pacientëve fëmijë me coronavirus gjithashtu është rritur, nga 2 në 9.3 për qind në të njëjtën periudhë.

Në qytetin e New Yorkut dhe 45 shtetet që raportuan për vdekshmërinë, fëmijët përfaqësonin midis 0-0.3 për qind të të gjitha vdekjeve të COVID-19; 21 shtete raportuan zero vdekje të fëmijëve.

Në përgjithësi, midis 0-0.7 për qind të të gjithë fëmijëve të diagnostikuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shefi i policisë në Florida: Nëse qëndroni dhe nuk largoheni nga uragani Milton, shkruani emrin tuaj në trup

Shefi i policisë në Florida: Nëse qëndroni dhe nuk largoheni nga uragani Milton, shkruani emrin tuaj në trup

Amerika
Zelensky: Nëse Rusia do të kishte arritur të na nënshtronte, objektivi tjetër do të ishte Ballkani

Zelensky: Nëse Rusia do të kishte arritur të na nënshtronte, objektivi tjetër do të ishte Ballkani

Evropa
Ministri izraelit i Mbrojtjes thotë se përgjigja ndaj Iranit do të jetë 'vdekjeprurëse, e saktë'

Ministri izraelit i Mbrojtjes thotë se përgjigja ndaj Iranit do të jetë 'vdekjeprurëse, e saktë'

Azia
Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Botë
Zëvendëspresidentja amerikane i kishte kërkuar Zelenskyt të zhvillonte planin e trashëgimisë, në rast të vrasjes ose kapjes përpara pushtimit rus

Zëvendëspresidentja amerikane i kishte kërkuar Zelenskyt të zhvillonte planin e trashëgimisë, në rast të vrasjes ose kapjes përpara pushtimit rus

Amerika
Rusët shënjestrojnë civilët ukrainas, u hedhin bomba nga dronët

Rusët shënjestrojnë civilët ukrainas, u hedhin bomba nga dronët

Evropa
Kalo në kategori