LAJMI I FUNDIT:

Raporti i ekspertëve për tekstet shkollore: Si dyshohet që u keqpërdorën 6.3 milionë euro?

Raporti i ekspertëve për tekstet shkollore: Si dyshohet që u keqpërdorën 6.3 milionë euro?

Raporti i dalë nga puna e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, përmban konstatime se ky proces është përcjell me parregullsi. Një nga to është dyshimi i keqpërdorimit të rreth 6.3 milionë euro. Po ashtu, është specifikuar edhe shkelja e Ligjit të Arsimit parauniversitar pas ndryshimit të praktikës nga shpërndarja e teksteve, në subvencionimin e prindërve për blerjen e tyre.

Aq shumë kishte kritika e ankesa nga qytetarët e nga opozita për procesin e subvencionimit të librave në vitet e qeverisjes së Albin Kurtit sa u desh të krijohej edhe një Komision Hetimor Parlamentar për të hetuar këtë proces.

Gjatë punës së këtij komisioni, në një raport kanë punuar disa ekspertë, të cilët e kanë përfunduar analizën e tyre rreth formës së subvencionimit për blerjen e këtyre teksteve.


Këtë raport e ka siguruar Televizioni Dukagjini, përmbajtja e të cilit flet për shumë parregullsi në këtë proces.

Aty përmenden dyshime për mënyrën se si u përdorën rreth 6.3 milionë euro.

“Është evidentuar një keqplanifikim në vlerën e rreth 6.3 milion eurove, që ngreh pikëpyetje serioze mbi procesin e menaxhimit financiar të këtyre fondeve. Ky keqplanifikim mund të jetë pasojë e mungesës së njohurive profesionale, neglizhencës, keqmenaxhimit ose potencialisht i një qëllimi për të hapur mundësi për zhvillimin e procedurave të shpejta për përfitime materiale”, thotë raporti i ekspertëve

Në ndërkohë, një problematikë tjetër që është evidentuar në raport është fakti që me ndryshimin e praktikës së shpërndarjes së teksteve shkollore, Ministria e Arsimit në krye me Arbërie Nagavcin, sipas raportit, i shkeli disa dispozita ligjore.

“Praktika e krijuar nga Ministria e Arsimit përmes qarkores për subvencionimin e teksteve shkollore bie në kundërshtim me detyrimet ligjore të përcaktuara nga Ligji për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ për shpërndarjen e teksteve shkollore falas dhe ruajtjen e tyre. Ligji dhe aktet nënligjore të miratuara kanë krijuar një kornizë të qartë dhe të detajuar për sigurimin e teksteve shkollore falas për nxënësit, duke u fokusuar në mbështetjen dhe mbrojtjen e të drejtës së nxënësve për qasje të barabartë në arsim”, thotë raporti i ekspertëve

Në këtë raport është specifikuar po ashtu se sa mjete ishin të ndara për gjithë procesin, duke u vërejtur kështu një dallim i madh me shifrën e shpenzuar deri në fund të procesit.

“Të dhënat lidhur me subvencionimin me mjetet për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2023\2024 ishin të planifikuara vetëm 4,516,885.00 euro, ndërsa kjo shumë është shumëfishuar me vendime të marra brenda dite”, thuhet në raport.

Raporti specifikon se për gjithë këtë proces nuk janë shpenzuar 4.5 milionë euro, por 17 milionë e 457 mijë e 605 euro.

Raporti thekson se mjetet e planifikuara për tekstet shkollore janë marrë nga kategori tjera buxhetore, kryesisht tek investimet kapitale, që sipas ekspertëve të raportit, sipas kanë krijuar mangësi tek këto kategori.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit Hetimore Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore u tha se nëse këtë raport nuk e merr parasysh Kuvendi i Kosovës, ai do t’i përcillet Prokurorisë. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori