Avokati i Popullit, në pajtueshmëri me mandatin e tij kushtetues dhe ligjor, publikoi raportin Ex officio nr. 434/2020, që ka të bëjë me vlerësimin e realizimit të të drejtave shëndetësore gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 në Kosovë.
“Raporti ka të bëjë me qasjen në kujdes dhe trajtim shëndetësor, kryesisht në institucionet e nivelit sekondar dhe terciar, duke u ndalur në veçanti tek kufizimet në ofrimin e shërbimeve shëndetësore (vizitat specialistike dhe operacioneve selektive), për personat që nuk ishin të infektuar me COVID 19. Raporti përfshin periudhën prej mars deri në shtator 2020.
Në bazë të fakteve të mbledhura dhe analizimit të ligjeve relevante të cilat përcaktojnë të drejtën e ofrimit të shërbimeve shëndetësore në Kosovë, është konstatuar se gjatë emergjencës shëndetësore në Republikën e Kosovës kishte shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas njoftimit theksohet se autoritetet përkatëse kanë dështuar të përmbushin detyrimet kushtetuese dhe ligjore kundrejt qytetarëve, që potencialisht kanë pasur nevojë për shërbime shëndetësore.
“Raporti po ashtu konstaton se një ndër sfidat tjera gjatë periudhës së raportimit ishte mungesa e bombolave të oksigjenit dhe krijimi i hapësirave shtesë me shtretër për të hospitalizuarit me COVID-19. Ndër të tjera, raporti konstaton se veprimet e autoriteteve shëndetësore për ndërprerjen e operacioneve selektive dhe ambulancave specialistike ishte pa bazë juridike, dhe po ashtu nuk kishin lënë asnjë lloj alternative se ku mund të trajtoheshin këta persona dhe shteti nuk kishte marrë përgjegjësitë që i takonin. Raporti thekson se mbrojtja e të drejtave dhe e lirive themelore të njeriut është thelbësore dhe shumë e rëndësishme për një përgjigje efektive në parandalimin dhe trajtimin e rasteve me COVID 19, por pa lënë anash cilindo qytetar/e që kërkon shërbime në institucionet shëndetësore, me fokus të veçantë të grupet e ndjeshme dhe personat tjerë, të cilëve u duhet përkujdesje e vazhdueshme shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Raporti rekomandon Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe t’i krijojë të gjitha parakushtet që vizitat specialistike dhe operacionet selektive të kryhen pa pengesa. SHSKUK-ja po ashtu rekomandohet që të vazhdojë me vendosjen e rezervuarëve të oksigjenit në spitalet e përgjithshme ku është nevoja dhe të mos përsëriten situata të mungesës së oksigjenit për pacientët.
“Rekomandimet i bëhen edhe qeverisë së Republikës së Kosovës për të rritur buxhetin për shëndetësinë dhe derisa të sigurohet zbatimi të ligjit për sigurime shëndetësore, në situatat kur shërbimet shëndetësore nuk mund të ofrohen nga sektori publike, qytetarëve t’u mundësohet që këto shërbime t’i marrin nga sektori privat dhe qeveria t’i marrë përsipër shpenzimet. Ministria e Shëndetësisë rekomandohet që të funksionalizojë sistemin unik dhe të integruar të informimit shëndetësor dhe po ashtu të ndërmerr të gjitha masat ligjore për t’i detyruar institucionet private shëndetësore që t’i grumbullojnë të dhënat shëndetësore, t’i ruajnë dhe t’i raportojnë ato”, thuhet në njoftim.
Raportin e plotë mund ta gjeni këtu./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës