LAJMI I FUNDIT:

Ramushi i kartonëve

Ramushi i kartonëve

Po t’ia shohësh kartonët, dyshon se ai këtë stinor po luan mbrojtës. Ismet Ramushi i Dritës po kalon nëpër një sezon të çuditshëm. Me nëntë kartonë të verdhë dhe një të kuq, ai është momentalisht futbollisti më i ndëshkuar i skuadrës ‘bardhekaltër’. Madje, ai ka ‘hëngër’ kartonë më shumë se shumë mbrojtës të Superligë. Ramushi është i qetë, thotë se kartonët i ka merituar, por ka një porosi për gjyqtarët.

Në një prononcim për Arenën, ai tregon arsyet e ‘agresivitetit’ të tij në vjeshtë. “Këtë vit jam ndëshkuar disa herë dhe kjo është për disa arsye. Pothuajse të gjithë kartonët i kam marrë pas ndërhyrjeve që kam bërë dhe jo që jam sjellë në mënyrë josportive, pasi që unë kurrë nuk e ofendoj askënd. Kështu, mendoj që i kam merituar ndëshkimet. Gjithsesi një gjë e tillë vjen edhe për shkak të përgjegjësisë që kam në ekip, duke marrë parasysh që jam më me përvojë”, deklaroi Ramushi për Tribunën, duke thënë tutje që gjyqtarët nuk po e vlerësojnë mirësinë e tij.

“Unë sillem shumë mirë me gjyqtarë, por ata nuk po e çmojnë mirësinë time. Unë po ndëshkohem e tjetër kush po falet. Megjithatë, unë s’dua t’i komentoj gjyqtarët sepse ka kush merret me ta”, shtoi ai pwr gazetën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori