LAJMI I FUNDIT:

Ramush Haradinaj deklarohet për padinë e Edi Ramës

Ramush Haradinaj deklarohet për padinë e Edi Ramës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar për paralajmërimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që tha se do ta padisë në gjykatat e Kosovës.

Ky rast ka të bëjë me një deklaratë të mëhershme të Haradinajt i cili kishte thënë se Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq do të përfitonin 10 miliardë euro nga ndarja e Kosovës.

Rama ka thënë se këtë deklaratë do ta dërgojë Haradinajn në gjykatë.


“Edi Ramën e kam vëlla. I kam vëllezër e motra të gjithë shqiptarët. Por unë jam kundër ndarjes”, tregon Haradinaj.

“Ky ka marrë pjesë në projektin e ndarjes. Ajo ndarja ka pasë me bë dëme në shtetësinë tonë. Pasi që të hapet Kosova e 17 shkurtit nuk ka më kthim pas”, tha Haradinaj në Pressing të T7

Haradinaj tregon edhe për shumën e 10 miliardë euro që kishte thënë se do ndahej mes Ramës, Thaçit dhe Vuçiqit.

“Mbi 10 miliardë euro dëme do i bëheshin Kosovës në rezerva dhe minerale të Trepçës. Gjithsesi ai për momentin është në pushtet, por nuk e ka të sigurt që do të qëndroj dhe mund ta humb atë. Shihemi në gjyqe”

Tutje ai shpjegon se si do të përfitonin personalisht personat që do merrnin pjesë në projektin e ndërrimit të territoreve.

“Nëse dikush ka premtuar me dhënë Trepçën, atëherë ka pasur përfitime nga Serbia”, tregoi kryeministri në detyrë.

Në trend Lajme

Më shumë
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Kronika e Zezë
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

Lajme
Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Lajme
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Kronika e Zezë
Kalo në kategori