Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), Naser Ramadani, ka thënë se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve nuk po i respektojnë rekomandimet për parandalimin e virusit COVID-19, dhe kjo po i mbingarkon edhe stafin mjekësor.
Siç tha Ramadani, meqë vetëm apeli për masat mbrojtëse tek qytetarët nuk është i mjaftueshëm, janë duke biseduar me Ministrinë e Shëndetësisë që të menaxhohet situata edhe me mbikëqyrjen nga inspektorët dhe organet e rendit.
“Po e shihni që situata epidemiologjike ditëve të fundit është me raste të rritura. Edhe ekipi jonë me mund të madh jemi duke e mbajtur situatën epidemiologjike… Qytetarët nuk po i mbajnë tri rregulla: mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskës si dhe larjen e shpeshtë të duarve. Këto numra flasin shumëçka. Lehtësimi i masave është bërë nga njerëz shumë profesional të epidemiologëve dhe me rekomandim nga Ministria e Shëndetësisë, e cila e ka aprovuar dhe jemi duke e diskutuar bashke që nuk mjaftojnë vetëm apelet që po bëhen, por duhet të ketë edhe një mbikëqyrje solide e inspektorateve dhe organeve të rendit”, ka thënë Ramadani.
Ai po ashtu theksoi se rritja e numrit të të infektuarve me virusin COVID-19 flet për përkeqësim të situatës, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, të premten qytetarët do ta kenë një manual me të gjithë udhëzuesit se si duhet të sillemi në situatë pandemike.
Ramadani tha se shqetësuese është edhe gjuha fyese qe po i drejtohet IKSHP-së, pasi siç tha ai puna intensive dhe e mbingarkuar që po bëhet në këtë institut nuk po respektohet as nga qytetarët as nga kryetarët e komunave.
“Numri i rasteve është shqetësuese, dhe më shqetësuese është kur kryetarët e komunave ankohen tek IKSHPK-ja. Dikush është në kokërr shpine, e dikush punon pa ndal. Ky laborator punon pa ndal. Diagnostimi me real time PCR, bëhet në procedurë të shpejt. Testi negativ apo pozitiv nuk flet asgjë për qytetarët të cilët nuk kujdesen për shëndetin e tyre. Një grykësi e paparë edhe në pandemi unë nuk kam parë…Po shajnë e ofendojnë njerëzit për vonesat e rezultateve të analizave, por nuk ka urgjencë në testim. Ata që kanë nevojë për testim duhet të planifikohen, dhe kjo shkon deri në 14 ditë. Vrapojnë si të çmendur në institucionet shëndetësore për të kryer analizat. Na respektoni se po ua shpëtojmë jetën. Na ruani, që të ju ruajmë”, ka bërë apel drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani. /RTV Dukagjini/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës