Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, i është kundërpërgjigjur ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili ka mohuar të jetë sulmuar ndonjëherë në Liqenin e Ujmanit, siç pretendon Ramadani.
Ramadani, i cili tha se në fillim të korrikut ministri i Brendshëm është gjuajtur me armë gjatë qëndrimit të tij në Ujman.
“Në fillim të korrikut e kanë gjujt në Ujman, e kanë gjujt me kallash edhe ka ikë. Bile po bëjnë hajgare po thonë në Kukës ka shku. Ka qenë me barkën e vogël me polici dhe prej anës tjetër e kanë gjujt me kallash edhe janë largu kanë ikë”, ka thënë Ramadani në T7.
“Dje në një paraqitje televizive, ish kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani paska deklaruar diçka që aspak nuk është e vërtetë. Unë asnjëherë nuk jam sulmuar në Liqenin e Ujmanit, as me AK 47 e as me asnjë metodë apo mjet tjetër. E gjitha është fabrikim i tij, arsyet nuk i di. Unë kam qenë në Ujman me barkë të shtunën së bashku me Kryeshefin e Ibër Lepencit dhe shefin e NjNSh-së së kufirit, vizitë e cila jo vetëm se ka shkuar shumë mirë por ka qenë edhe shumë produktive”, ka shkruar Sveçla, transmeton Telegrafi.
Ministri ka shtuar se nuk do të reagonte ndaj kësaj “gënjeshtre”, por Ramadani ka pasur një pozitë të lartë.
Ndaj, demantit të Sveçles ka reaguar Ramadani, duke thënë se e ka rrënqethur “fryma patriotike e amanetit të Xhelal Sfeçlës”.
“Veç nuk e di ku të pati mbetur amaneti gjatë luftës? Besoj që pate dezertuar apo jo? Apo ndoshta trimërisht e ke zbatuar ‘planin taktik IBSTL’?! Njëjtë më rrënqeth edhe pasioni i një të afërmit tënd që, në emër tënd, guxon të merr në pyetje tjerët. Madje, më rrënqethin edhe ata dëshmitarë që kanë qenë aty dhe s’kanë bërë zë! Por, nuk është tema kjo pjesë!”, ka shkruar Ramadani.
Ai më tej thotë se “puna ime si IP AKI ka përfunduar me nder dhe me falenderim publik më 21 dhjetor 2022 dhe kurrë e asnjëherë, në asnjë rrethanë dhe me asnjë motiv nuk kam përdorur e nuk do të përdori kurrë atë pjesë të jetës sime”.
“Çfarëdo ndërlidhje që tenton ta bësh, është jo vetëm e pabazë, por edhe e ndyrë në esencë! Sepse, ti nuk ke asnjë lidhje me atë që kam punuar unë sipas Ligjit dhe mandatit! Tek e fundit, nuk ke Verifikim të Sigurisë ti për të ditur gjë për punën time! Je Ministër i Punëve të Brendshme, por kurrë nuk ke njoftuar nëse i je nënshtruar Verifikimit të Sigurisë, gjë që Ligji e kërkon qartësisht dhe pa asnjë dilemë! Sepse, vetëm Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit nuk kanë nevojë për Leje të Sigurisë! Ti duhesh!”, ka shkruar Ramadani.
Ai gjithashtu i ka sugjeruar Sveçles që t’i nënshtrohet verifikimit të sigurisë, “sepse shteti duhet të të verifikojë”.
“Duhet të dihet kush je ti! Jo pse po aludoj gjë, por Ligjit i nënshtrohemi të gjithë njësoj! Unë për dallim nga ti, si zëvendës-ministër iu pata nënshtruar Verifikimit të Sigurisë. Sidoqoftë, nuk besoj që ndonjëherë në jetë kam fabrikuar gjë. Besoj se ikja nga rafalet e armës afër barkës nuk mund të komentohet si veprim trimërie e lavdie. Shumë ende të përqeshin me reagimin, fatkeqësisht!”, ka shkruar ai.
Në fund Ramadani e ka pyetur Sveçlen, “Kur po e hap Urën e Ibrit? A e ke këtë amanet?”.
Ai gjithashtu e ka sugjeruar ministrin Sveçla që t’ua bëjë sigurimin shëndetësor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës