LAJMI I FUNDIT:

Rama: Vetëm Kurti e Vuçiq janë kundër themelimit të Asociacionit

Rama: Vetëm Kurti e Vuçiq janë kundër themelimit të Asociacionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se i ka kërkuar homologut të tij nga Kosova, Albin Kurti, që të ndryshohet formati i mbledhjes së dy qeverive, që është paraparë të mbahet në Gjakovë më 14 qershor, por ai nuk ka pranuar.

Rama ka thënë se është i tmerruar nga ideja që Kosovës mund t’i vendosen sanksione.


Ai ka thënë se nëse këto sanksione do të ndodhin, pasojat do t’i bartin edhe ata që vijnë pas Kurtit.

Jemi në prag të vënies së lëvizjes së planit, jemi në prag të vënies në fjalë, nuk ma zë goja fjalën sanksione, por të masave shtrënguese të një shteti që është krijuar nga ata që janë në kushte të sosjes së durimit. Kam bërë një përpjekje ku kam kërkuar edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzon këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, kam frikë se plani që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën do të vjen lëvizja”, deklaroi Rama.

Anulohet mbledhja mes dy qeverive, Rama: Takimi me Kurtin nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar
Lexo po ashtu Anulohet mbledhja mes dy qeverive, Rama: Takimi me Kurtin nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar

Kryeministri i Shqipërisë thotë se aktualisht dy njerëz janë kundër formimit të Asociacionit, sipas tij ata janë kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë.

“Ka dy njerëz që janë të pa interesuar për Asociacionin. Në këtë pikë ata janë bashkë. Jo pse janë marrë vesh, por janë të interesuar që Asociacioni të mos formohet. Këta janë kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë. Kjo ndodh pasi të dy e kanë njëjtë të ndërtuar politikën e brendshme. Atyre iu duhet armiku i jashtëm”.

Rama thotë se Vuçiqi e di se asnjë ushtarë i tij nuk mund të futet brenda kufirit të Kosovës, por ai çon ushtarët afër Kosovës për të ndezur shpirtin nacionalist të serbëve.

Sipas Ramës Asociacioni do të mbyllte hapësirën për t’u përplasur në të ardhmen Kosova dhe Serbia./Telegrafi/