LAJMI I FUNDIT:

Rama: Rusia është vend i largët për ne, me Serbinë po përpiqemi të bashkëpunojmë e të mos biem sërish në kurth

Rama: Rusia është vend i largët për ne, me Serbinë po përpiqemi të bashkëpunojmë e të mos biem sërish në kurth

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për “France 24” ka deklaruar se Shqipëria po përpiqet të bashkëpunojë me Serbinë në mënyrë që historia e dhunshme mes dy kombeve të mos përsëritet.

Në këtë intervistë, Rama ka folur edhe për raportet e Shqipërisë me Rusinë duke thënë se “është vend shumë i largët për ne”, ndërsa ka shtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve siç ka thënë, janë minimale.

“Serbia ka një situatë krejt tjetër historike dhe të lidhjeve ekonomike e tregtare. Shqipëria nuk ka, për ne Rusia është një vend shumë i largët, ne kishim në fuqi stalinizmin, ishim të vetmit që kishin stalinizmin deri në vitin 1990 dhe në të mirë apo në të keq Rusia identifikohet me këtë vuajtje, ndaj marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë janë minimale, edhe në momentet më të bukura, minimale, nuk kemi marrëdhënie tregtare. Nuk ka gaz rus në vendin tonë, sigurisht ne i vuajmë pasojat si gjithë të tjerët sepse edhe për ne Ukraina është gjithashtu një furnizues i madh për bukë dhe gjithçka është ndryshe”, ka deklaruar ai.


Rama për France24: Nuk jemi ne ngadalë, por BE-ja
Lexo po ashtu Rama për France24: Nuk jemi ne ngadalë, por BE-ja

Ndërsa, sa i përket Serbisë ka thënë se po përpiqen të bashkëpunojnë dhe “të mos biem në kurth përsëri”.

“Pra, gjëja e rëndësishme është të mos lejojmë që kjo luftë të prekë Ballkanin, Ballkani është hallka më e cenueshme në Evropë, dhe ne po përpiqemi të bashkëpunojmë me Serbinë, po përpiqemi të shkojmë së bashku drejt së ardhmes dhe të mos biem përsëri në kurthin ku gjithmonë kemi rënë ne në Ballkan dhe kemi pasur vetëm viktima, vdekje dhe shkatërrime”.

“Serbia nga ana tjetër ka bërë një hap të rëndësishëm, ka votuar tri herë në OKB pro Perëndimit kundër Rusisë, ndërsa për sanksionet jam dakord, por nuk duhet të kërkojmë gjithçka dhe menjëherë sepse mund të pëlcasë dhe nëse plas është shumë më keq”. /ABC News/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori