LAJMI I FUNDIT:

Rama publikon foto nga forumi ‘Delphi 2023’, aty së bashku me Kurtin

Rama publikon foto nga forumi ‘Delphi 2023’, aty së bashku me Kurtin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke marrë pjesë në forumin ekonomik “DELPHI 2023, World Affairs”, që organizohet nën patronatin e presidentes së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë forum, Rama ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Rama ka shpërndarë disa fotografi së bashku me kryeministrin Kurti, si dhe pjesëmarrës tjerë në këtë forum.


Rama gjatë fjalimit të tij ka folur për raportet e Shqipërisë me shtetin e Greqisë si dhe zhvillimet tjera në rajon.

Kryeministri Rama ka folur edhe në lidhje me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se “dialogu Kosovë-Serbi do thosha është çështja që mbetet ende çështje e madhe dhe zgjidhja e kësaj çështjeje do të thotë të mbyllësh një kapitull përgjithmonë, një kapitull të shumë kapitujsh gjaku dhe konfliktesh. Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe strategjike. Megjithatë, edhe sa i takon këtij elementi të veçantë, kësaj çështjeje të veçantë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë qenë asnjëherë aq të mira sa janë aktualisht”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori