LAJMI I FUNDIT:

Rama pas takimit me Vuçiqin në Beograd: Plani franko-gjerman, rruga e uljes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

Rama pas takimit me Vuçiqin në Beograd: Plani franko-gjerman, rruga e uljes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të turit të tij ballkanik, mbrëmjen e së premtes në Beograd nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me të cilin bisedoi për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Vuçiq tha se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme me Shqipërinë lidhur me çështjen e Kosovës, Serbia do vazhdojmë të kontribuojë për marrëdhënie më të mira mes dy vendeve.

“Folëm për pikëpamjet tona shpesh të ndryshme sa i takon situatës në Kosovë, por nuk do ishte e drejtë të thoshim diçka këtu në prani të kryeministrit shqiptar dhe s’besoj se do e bëjë edhe ai. Diskutimet e tjera do t’i lëmë gjatë mbrëmjes. Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme me Shqipërinë do vazhdojmë të kontribuojmë për marrëdhënie më të mira”, tha Vuçiq, transmeton EuronewsAlbania.


Rama në Beograd: Vonimi i themelimit të Asociacionit, gabim strategjik
Lexo po ashtu Rama në Beograd: Vonimi i themelimit të Asociacionit, gabim strategjik

Kryeministri Rama nga ana e tij u shpreh se rruga e vetme është jo rruga e rritjes se tensioneve por rruga e dialogut dhe e dakordësisë mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman.

“Ne jemi mjaftueshmërisht mësuar që t’i ndajmë opinionet tona në mënyrë të drejtpërdrejtë, të biem dakord që nuk biem dakord por kjo s’na ndalon bashkëpunimin dhe paqen. Për të punuar dhe bashkëpunuar konkretisht duhet që në momente si ky, e është një moment specifik, të evitojmë që ndarja e gjithë pikëpamjeve në publik të përkeqësojë klimën. Me kaq mjafton”.

“Rruga e vetme është jo rruga e rritjes se tensioneve por rruga e dialogut dhe e dakordësisë mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman. Nuk dua të përsëris ne Beograd çfarë kam thënë në Prishtinë, por dua të shtoj se askush nuk duhet të nënvlerësojë përshkallëzimin e tensionit. Të mos humbasim kohë dhe energji të pafundme me pasoja të pakthyeshme”, u shpreh Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori