LAJMI I FUNDIT:

Rama: Nuk e ulim taksën e naftës, ndihmojmë fermerët

Rama: Nuk e ulim taksën e naftës, ndihmojmë fermerët

Ndërsa zhvillohet protesta e tetë kundër rritjes së çmimeve para kryeministrisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në një takim me fermerët duke prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale.

Ai tha se për fermerët do të ofrohen 500 milionë lekë plus për naftën pa taksa, për një total prej 1.45 miliardë lekësh.

Rama paralajmëroi për krizë energjetike gjatë muajve në vijim për shkak të mungesës së reshjeve.


Ai tha se për këtë arsye do detyrohen të blejnë energji me çmime të larta.

Rama deklaroi se niveli i hidrocentraleve ka shkuar pranë nivelit teknik dhe do të duhet të ndërpritet prodhimi.

Kryeministri ka sqaruar dhe logjikën se përse nuk hiqet taksa e naftës. Sipas tij kjo nuk mund të bëhet sepse nuk kompensohet dot pjesa tjetër.

“Kush goditet nga taksat e naftës? Goditën ata që kanë vetura. Ata që kanë vetura kanë më shumë lekë se ata që s’kanë. Ne po subvencionojmë çmimin e biletës që të mos rritet çmimi. Goditen fermerët. Kjo është e vërtetë. Dhe prandaj kemi një fond që fermerët të marrin një sasi nafte që të mos kenë probleme,” – u shpreh Rama. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Donika Gërvalla voton në Gjermani

Donika Gërvalla voton në Gjermani

Lajme
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Lajme
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

Lajme
Kalo në kategori