LAJMI I FUNDIT:

​Rama: Nëse Ukraina s’lufton, s’ka më Ukrainë

​Rama: Nëse Ukraina s’lufton, s’ka më Ukrainë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një foto nga një protestuese, e cila përmes pankartës i bën thirrje Rusisë të ndalojë pasi në këtë mënyrë s’do ketë më luftë.

“Nëse Rusia ndalon s’ka më luftë, nëse Ukraina s’lufton s’ka më Ukrainë”, citon Rama atë çfarë shkruhet në pankartën e protestueses.

Të dielën, dhjetëra qytetarë janë mbledhur para ambasadës ruse në Tiranë, në shenjë proteste kundër urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën.


Me parulla dhe me flamurin e Ukrainës në duar, qytetarët shqiptarë por dhe ata ukrainas që jetojnë në vendin tonë kanë dalë në mbështetje të Ukrainës.

Shqipëria vendos sanksione ndaj Rusisë, do të ofrojë edhe materiale ushtarake për Ukrainën
Lexo po ashtu Shqipëria vendos sanksione ndaj Rusisë, do të ofrojë edhe materiale ushtarake për Ukrainën

Po ashtu Shqipëria ka mbyllur hapësirën ajrore për të gjithë operatorët rus apo çdo avion të regjistruar në Rusi në kuadër të sanksioneve që i ka vendosur Rusisë pas agresionit ushtarak në Ukrainë.

Ndalimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore nga operatorët ajror rus, hynë në fuqi që nga mbrëmja e 27 shkurtit.

Ndërkaq, Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, gjë që është dënuar nga shtetet në mbarë botën.

NATO – aleancë në të cilën bën pjesë edhe Shqipëria – njoftoi se do të rrisë numrin e forcave të saj pranë Rusisë, me qëllim që të forcohet krahu lindor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori