LAJMI I FUNDIT:

Rama: Në Shqipëri ka vende të lira pune plotë

Rama: Në Shqipëri ka vende të lira pune plotë

Gjatë prezantimit të paketës me biznesin e vogël, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shprehet se do të ketë mbështetje financiare për ata të rinj që duan të futen në rrugën e biznesit përmes teknologjisë.

Kreu i qeverisë deklaroi se me paketën e re paga e pataksuar shkon deri në 400 mijë lekë dhe se deri në 2029 nuk do të ketë taksë për biznesin e vogël nën 140 milionë lekë fitime.

Po ashtu, Rama tha se në Shqipëri ka vende pune, por duhet që të rinjtë të kualifikohen.


“Duke u nisur nga ku e ndërmorëm këtë përpjekje. Ka kërkuar kohë, mund, kosto morale, kohe, psikologjike por janë gjëra që kërkojnë kohën e tyre. Dua të vë theksin tek volumi i ri i mbështetjes financiare për ata që kanë ide inovative, për startup. Duhet të stimolujmë teknologjinë për t’u përfshirë në këtë valë. Ka të rinj nëpër fshatra që janë punësuar jashtë dhe punojnë kompani të mëdha pa lëvizur nga shtëpia. Ne duam që të shtyjmë me mbështetje fianciare ata të rinj që duan të futen në rrugën e biznesit përmes teknologjisë. Dy masa të rëndësishme të paketës fiskale që janë me impakt edhe në zonën e aktivitetit të bioznest të vogël: rritja e pagës minimale me ambicien që brenda mandatit të shkojmë në 400 mijë lekë të vjetra. Të punësojmë njerëz që janë me ndihmë ekonomike. Deri më sot kemi pagë pa taksë 300 mijë lekë. Me paketën e re paga e pataksuar shkon deri në 400 mijë lekë. Ka vende punë të lira plot. Këto vende kanë kërkesë për kulifikeme të caktuara. Sot edhe kamarier nuk mund të hysh si dikur. Prandaj ne kemi vendosur një buxhet për të identifikuar njerëzit dhe për t’i sjellë ata drejt vendit të punës. Biznesi kur merr fondin e kualifikimit do të bëjë punësimin përkatës. Deri në 2029 nuk do të ketë taksë për biznesin e vogël,”- tha Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Lajme
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Live Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Lajme
Flamur Kasami po përfaqëson Kosovën në skenën botërore të 'bukur-leximit' të Kuranit në Kuala Lumpur të Malajzisë

Flamur Kasami po përfaqëson Kosovën në skenën botërore të 'bukur-leximit' të Kuranit në Kuala Lumpur të Malajzisë

Lajme
Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori