LAJMI I FUNDIT:

Rama: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, turp për BE-në

Rama: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, turp për BE-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për rëndësinë e vendimmarrjes sa më të shpejt të liberalizimit të vizave për Kosovën nga ana e BE-së.

“Pasi fakti që ka vetëm një popull, i cili nuk lëviz dot lirisht si të gjithë të tjerët në Evropë, – për shkak se duhet të lëvizë me vizë në çdo vend, dhe ky është populli i çliruar i Kosovës, – është një turp për BE.”, tha kreu i ekzekutivit shqiptar pas një takimi që pati të hënën në Slloveni me homologun, Miro Cerar.

Duke folur për zhvillimet në Kosovë, Rama theksoi po ashtu se Qeveria me të cilën udhëheq mbështet fuqimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shprehu bindjen se njohja sa më e shpejtë e Kosovës nga Serbia, do të jetë në dobi të vetë Serbisë, si dhe do të lehtësojë proceset bashkëpunuese, raporton KlanKosova.


Shefi i Qeverisë shqiptare ndër të tjera gjatë këtij takimi është shprehur se Kosova do ta zgjidhë sa më parë edhe çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, siç tha ai “si një çështje që shkon shumë përtej asaj që duket në pamjen e parë dhe që ka të bëjë pikërisht me atë që ju thatë, seriozitetin e vendit dhe përshpejtimin e procesit të afrimit të vendit me Bashkimin Evropian”.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori