Në një takim me veteranët, me rastin e 29 Nëntorit, kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po përpiqet të pengojë të ardhmen e vendit.
Për t’i bërë kontrast akuzave të opozitës, Rama ka cituar fjalët e kancelares Angela Merkel, se, “Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht përmes reformave, të cilat duhet të vazhdojnë”.
“Nuk mund të bëj sikur nuk e shoh atë që po bën opozita, për të rrënuar imazhin e Shqipërisë në sytë e partnerëve ndërkombëtarë, duke mos lënë shpifje pa amplifikuar lartë e poshtë, për t’i bindur se Shqipëria është një Kolumbi, që qeveria është një kartel droge dhe që Shqipëria është një gropë e zezë nga e cila të gjithë duan të arratisen”, ka deklaruar Rama.
Sipas tij, opozita i ka ngritur Shqipërisë një mur që i pengon asaj çeljen e negociatave, pasi ka bllokuar ligjin e Vetting-ut. Për këtë arsye, ai i ka bërë thirrje votuesve të opozitës që të ushtrojnë presion mbi lidershipin e PD për të zhbllokuar ligjin në fjalë.
Gjithësesi, Rama është shprehur optimist për vendimin që do të merret në dhjetor lidhur me hapjen e negociatave, si dhe i bindur se, “Gjermania do të jetë në krahun tonë”.
Ndërkohë, ai ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë një kusht për hapjen e bisedimeve. “Zgjedhjet e ardhshme nuk janë kusht, por kriter. Prandaj, loja e maces me miun që bën PD është për të çoroditur publikun shqiptar”, ka theksuar Rama.
Ndër të tjera, kryeministri ka falenderuar aleatin e tij qeverisës, Ilir Meta, pa të cilin, siç tha, “reformat nuk do të kishin qenë të mundura”.
“Anëtarët e qeverisë së koalicionit kanë punuar si një skuadër kompakte. Dhe pa dyshim, me bashkëpunimin e qytetarëve shqiptarë”, ka thënë Rama.
I pranishëm në këtë takim, Meta është fokusuar më tepër tek simbolika e 28 Nëntorit, duke vlerësuar figurën e veteranëve dhe të rënëve.
“Duke vazhduar në këtë rrugë që kemi nisur ne do të plotësojmë idealet e atyre që ëndërruan për Shqipërinë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre”, ka thënë Meta. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë