LAJMI I FUNDIT:

Qyteti rus ndaloi muzikën heavy metal

Qyteti rus ndaloi muzikën heavy metal

Qyteti Belgorod në Rusi është i njohur për luftën kundër sharjeve dhe sjelljeve tjera të pahijshme, ndërsa tash autoritetet e qytetit mund të ndalojnë edhe rrymën muzikore të heavy metalit.

Arsyet që shtynë autoritetet ta ndërmarrin një hap të tillë janë sipas tyre satanizmi dhe shkatërrimi ideologjik që kjo muzikë promovon në këto koncerte.

Zyrtarët e grupit i cili gjendet rreth 650 km në jug të Moskës me shkrim kërkuan nga pronarët e restoranteve, kafeterive dhe klubeve që të mos organizojnë koncerte të heavy metalit.

“Nuk e dëgjoj atë muzikë, por kanë kërkuar prej meje që të mos organizojë aktivitete sataniste”, thotë Vladimir Shatilo, një politikan lokal për gazetën ruse “Kommersant”.


Megjithatë disa pronarë të klubeve nuk e kanë ndërmend të respektojnë këtë kërkesë. Njëri prej tyre është edhe Oleg Proskokov, i cili planifikon të organizojë rok koncerte ndërsa këtë hap të autoriteteve e sheh si “goditje drejt e në fytyrë”.

Më herët autoritetet e qytetit të Belgorodit futën gjobat për sharje në publik, kufizoi numrin e njerëzve të cilët mund të vallëzojnë në të njëjtën kohë në podium dhe nisi një fushatë kundër Shën Valentinit. /Telegrafi/