LAJMI I FUNDIT:

Qyteti italian ndalon minifundet

Qyteti italian ndalon minifundet

Një qytet në jug të Italisë ka ndërmend të dënojë gratë për shkak të veshjes së fustaneve shumë të shkurta, dekolteve të hapura ose pantallonave me bel të ngushtë. Autoritetet në Castellammare di Stabia, afër Napolit, planifikojnë të vënë gjoba në të holla për veshjen provokative.

Autoritetet e qytetit planifikojnë të dënojnë veshjen fustaneve të shkurta dhe dekolteve “të thella” me shumën prej 500 euro, ndërsa për pantallonat me bel të ngushtë do të dënohen si burrat ashtu edhe gratë. Ky vendim është pjesë e “41 rregulloreve që çdo qytetar i mirë duhet t’i respektojë” ndërsa këtë rregullore dëshiron ta aplikojë kryetari i qytetit, Luigi Bobbio, anëtar i një partie të djathtiste.

Ai thotë se me programin e vet dëshiron “të vendosë sërish dekorin urban dhe të përmirësojë bashkekzistencën” si dhe të dënojë njerëzit që “janë të zhurmshëm dhe me sjellje të këqija”.

Po ashtu, ai do të ndalojë lojën e futbollit nëpër parqe ose kopshte si dhe sharjet në publik, ndërsa secila shkelje do të dënohej me shumën prej 25 deri në 500 euro. Prifti lokal, u pajtua me vendosjen e masave të reja.


“Ky është një vendim i drejtë. Në këtë mënyrë mund të luftojmë kundër keqpërdorimeve seksuale”, tha Don Paolo Cecere. Aplikimi i masave të reja do të shqyrtohet të hënën në seancën e ardhshme të parlamentit të qytetit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori