LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët solidarizohen me popullin izraelit: Palestina të çlirohet nga grupi terrorist Hamas

Qytetarët solidarizohen me popullin izraelit: Palestina të çlirohet nga grupi terrorist Hamas

Pasditen e sotme në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është mbajtur marsh solidarizues me popullin hebre, duke u dhënë të drejtë të vetëmbrohen nga grupi terrorist Hamas. Aty, qytetarët kërkuan që të ketë paqe mes Izraelit dhe Palestinës.

Njëri nga organizatorët e këtij marshi, Arlind Imeri, tha se kanë dal në sheshin “Skënderbeu” për të përçuar mesazhin e paqes, që siç tha ai, është e domosdoshme për të dy popujt.

Ai tha që çdo humbje jete, qoftë nga ana e palestinezëve apo nga izraelitët është e dhimbshme dhe duhet të mbrohet.


Sipas Imerit, populli palestinez ka nevojë të çlirohet prej grupit terrorist Hamas e jo nga Izraeli.

“Përçojmë mesazh paqeje për të dy popujt, edhe popullin palestinez edhe popullin izraelit. Në këtë rast, jemi rreshtuar kah populli izraelit duke i dhënë të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet terroriste të organizatës terroriste ‘Hamas’. Sigurisht se çdo jetë e humbur qoftë e popullit palestinez, qoftë izraelit është një dhembje për secilin për ne dhe ndjejmë dhembje edhe me popullin palestinez edhe me popullin izraelit. Mirëpo mendojmë që populli palestinez ka nevojë që përfundimisht të çlirohet prej grupit terrorist ‘Hamas’ dhe jo nga Izraeli”, tha ai, raporton KP.

Ai tha se e mbështesin marrëveshjen për armëpushim, të arritur mes Izrealit dhe grupit terrorist ‘Hamas’, por që u shpreh skeptik pasi siç tha ai, “Hamas” ka thyer marrëveshjet në të kaluarën.

Në këtë marsh morën pjesë një grup i vogël i qytetarëve të cilët kishin dalë për t’i dhënë të drejtë popullit izraelit që të mbrohet nga sulmet terroriste.

Njëri nga ta, qytetari Basri Beka tha për KosovaPress se marrëdhëniet e popullit shqiptar me atë izraelit janë të veçanta dhe historike, prandaj nga rrjedhë edhe solidarizimi me Izraelin.

“Arsyeja e daljes sot në këtë marsh ishte solidarizimi me kombin dhe shtetin e Izraelit. Ne kemi arsye solidarë me popullin izraelit sepse ne kemi marrëdhënie historike me këtë komb. Ne kemi qenë solidarë me popullin izraelit në Luftën e Dytë Botërore dhe kanë qenë solidarë edhe ata me ne gjatë luftës në Kosovë, terrorit që bënte Serbia. Ne kemi dal edhe në mbështetje të kombit edhe të shtetit të Izraelit dhe e kemi urimin që shteti i Izraelit të ngadhënjejë ndaj grupit terrorist të Hamasit dhe të ngadhënjej paqja atje”, u shpreh ai.

Në Kosovë ka pasur reagime të shumta për konfliktin Izrael-Palestinë, ndërsa janë organizuar marshe të tjera në mbrojtje të popullit palestinez./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori