LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët mirëpresin masat e qeverisë kundër coronavirusit, apelojnë për shtim të kujdesit

Qytetarët mirëpresin masat e qeverisë kundër coronavirusit, apelojnë për shtim të kujdesit

Kosova është njëra nga pak vendet në botë që vazhdon të qëndrojë e sigurt nga coronavirusi.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masat e parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundje edhe në vendin tonë. Ndër masat e parapara janë edhe mos frekuentimi në ambiente me shumë njerëz.

Qytetarët e Kosovës masat e ndërmarra nga Qeveria i shohin si të nevojshme dhe në kohë të duhur, duke pasur parasysh se rastet me coronavirus po rriten në rajon dhe më gjerë.


Sokol Krasniqi, qytetar i Prishtinës, thotë se përveç masave të ndërmarra nga qeveria, janë edhe vetë qytetarët që të duhet t’i kushtojnë rëndësi masave për higjienë.

“Qeveria ka marrë një vendim në kohen e duhur, sepse shpesh ne si qytetarë mund të ankohemi me vendime që qeveria i merr në kohëra optimale, por kur gjërat ndodhin. Në këtë rast qeveria ka vepruar drejt në marrjen e masave që parandalojnë shfaqjen e një rreziku që tanimë është shumë evident dhe nga organizata botërore e shëndetësisë është shpallur si pandemi”, deklaroi Krasniqi.

Qytetarët thonë se qeveria duhet të ndërmarrë masa kundër marketeve dhe barnatoreve për shkak të ngritjes së panevojshme të çmimeve qysh në ditën e parë pas marrjes së vendimit për masa parandaluese kundër coronavirusit.

“Fajtor është qeveria, jo bizneset sepse do të duhej që në të njëjtin vend kur merren vendimet e arsyeshme, të merren edhe vendime të tjera sanksionuese që janë raste të veçanta siç janë rasti i shfaqjes së pandemive apo krizave të luftës që janë ligje të veçanta që e mbulojnë këtë fushë, jo vetëm duke u bazuar në etikën e personave që merren me këtë profesion që ta shfrytëzojnë nganjëherë për shkak të mungesës së informimit apo informimit të tepërt”, tha Krasniqi.

Sabri Xhemshiti, një qytetar tjetër për KP ka treguar e ka siguruar rezerva ushqimore nga frika e përhapjes së mundshme të coronavirusit.

“Ne jemi përgatit për coronavirus me mjete ushqimore dhe mjete të dezinfektimit, por veç është bërë panik sepse tek ne nuk ka ardhur kjo sëmundje”, tha Xhemshiti.

Qytetari Isuf Musliu thotë se pavarësisht panikut të përhapur për shkak të coronavirusit, të gjithë qytetarët duhet të tregojnë kujdes sa i përket higjienës.

“Asnjë masë personalisht nuk e kam marrë, duhet me u ruajt përpara, me marrë masa edhe pa ra coronavirus dhe sëmundjet tjera ngjitëse. Tash na kanë shqetësuar, por nuk kemi ku shkojmë. Ka vende edhe më të zhvilluara që nuk kanë çka të bëjnë. Kot izolohemi, kot nuk ja japim dorën njëri-tjetrit…Por, tash nuk ka shpëtim, duhet ruajtur, duhet paraqitur në spitale. Spitalet duhet të punojnë, sepse pa punuar nuk mbahet higjiena”, tha Musliu.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se deri më 27 mars, të gjitha institucionet shkollore do të mbyllen si masë e parandalimit të coronavirusit, ndërsa ka apeluar qytetarët të kenë kujdes të shtuar dhe të respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për t’u mbrojtur nga kjo sëmundje e rrezikshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Lajme
Kalo në kategori