Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë paguar pesë milionë euro për ndërrimin e letërnjoftimeve të cilat kanë pasur afat

Qytetarët që kanë letërnjoftime të vlefshme dhe të paskaduara me emrin e vjetër të shtetit “Republika e Maqedonisë” do të mund t’i përdorin për përdorim të brendshëm edhe pas datës 13 shkurt, por nuk do të mund të udhëtojnë me to në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mali të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.
Duke qenë se bëhet fjalë për dokumente që përdoren kryesisht për përdorim të brendshëm, paralajmërimet janë se bankat do të paguajnë pagat dhe pensionet me dokumentet e vjetra dhe me to do të mund të votohet në zgjedhjet e pranverës. Ndryshimi i dokumenteve shkaktoi dilemë dhe revoltë te qytetarët, sidomos pas njoftimit se nuk do të mund të largoheshin nga vendi pa pasaporta të reja, por edhe se do të përballeshin me gjoba nëse nuk i siguronin me kohë ngjitësit NMK për targat. Pse letërnjoftimet me “Republikën e Maqedonisë” e kanë “anashkaluar” përkohësisht detyrimin ligjor për ndryshimin e dokumenteve pas skadimit të afatit pesëvjeçar më 12 shkurt?
Ndonëse fillimisht janë bërë ankesa për zëvendësimin e dokumenteve deri në mes të shkurtit, letërnjoftimet me “Republika e Maqedonisë” të cilave nuk u ka skaduar afati do të vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe pas datës 12 shkurt, pasi që Ligji për letërnjoftim ende nuk është ndryshuar. Por, pavarësisht kësaj, miliona euro deri më tani janë derdhur nga xhepat e qytetarëve në buxhetin e shtetit për shkak të zëvendësimit të letërnjoftimeve me emrin e ri të shtetit.
Ndonëse nuk kanë hyrë në fuqi, qytetarët në periudhën korrik 2021 deri në fund të vitit 2023 kanë nxituar të zëvendësojnë 1.007.885 letërnjoftime, të cilat kanë qenë me emrin e vjetër të shtetit “Republika e Maqedonisë”.
Vetëm që nga fillimi i vitit janë lëshuar mbi 75 mijë letërnjoftime, kështu që numri i përgjithshëm i letërnjoftimeve të lëshuara me emrin e ri kushtetues është 1.083.048, sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Nëse merret parasysh se zëvendësimi i letërnjoftimit me emrin e ri të shtetit kushton 310 denarë sipas procedurës së rregullt, llogaritet se vetëm nga ndërrimi i dokumenteve për përdorim të brendshëm janë mbi pesë milionë euro që kanë shkuar në buxhet.
Avokati i Popullit Naser Ziberi dhe disa nga palët disa herë kanë theksuar se shpenzimet për rinovimin e dokumenteve për të gjithë qytetarët të cilët kanë parashtruar kërkesë për dokumente të reja, të cilëve u janë dhënë dokumentet me formën e vjetër, me emrin Republika e Maqedonisë, pas ndryshimeve në kushtetutë, duhet të mbulohen nga shteti.
Ndryshimet në Ligjin për letërnjoftimet, me të cilat ky detyrim do të bëhej obligativ, presin miratimin në Kuvend prej më shumë se një viti.
Sipas Marrëveshjes së Prespës, qytetarët duhet të ndërrojnë letërnjoftimet, pasaportat dhe patentë shoferët brenda 5 viteve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese – dhe ky afat ishte 12 shkurt 2024. Por, harmonizimi i letërnjoftimve mbeti i bllokuar në procedurat parlamentare, ndërsa u miratuan ligjet për pasaportat dhe për sigurinë në komunikacion.
Të hënën (12 shkurt) Kuvendi me procedurë të përshpejtuar miratoi ndryshimet ligjore me të cilat shtyhet afati për ndërrimin e patentë shoferëve deri më 31 dhjetor 2024.
Sa i përket ndryshimeve në Ligjin për letërnjoftimin, ato kanë filluar në mars të vitit 2021, por kanë mbetur të pamiratuara sepse në të njëjtën paketë është përfshirë edhe harmonizimi me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Teksti ka kaluar vetëm leximin e parë.
Për të kapërcyer bllokadën, pak muaj më vonë Ministria e Brendshme miratoi më shumë akte ligjore dhe një rregullore, të cilat edhe pa ndryshimet ligjore, mundësonin shtypjen e formularëve me emrin e ri të shtetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë