Në ditën e dytë nga kur janë lehtësuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në qytetin e Pejës nuk shihet numër i madh i qytetarëve, të cilët kanë dalë rrugëve të qytetit.
Shumica e qytetarëve që shihen rrugëve janë të pajisur me masa mbrojtëse si dorëzat dhe maskat, duke respektuar kështu thirrjet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Vendimin që qytetarët të mund të dalin për 180 minuta brenda ditës në dy orare, po e sheh si vendim të drejtë banori i Pejës Besnik Buquku.
“Sa i përket masave të qeverisë, çdo gjë është duke shkuar sipas rregullave. Sa i përket neve qytetarëve të Pejës ky vendim që e kanë pru deri diku e ka zbutur situatën pasi ka qenë ‘shumë agresive’, ka qenë shumë situatë e mbyllur”, tha ai.
Buquku që kishte orarin e lëvizjes nga ora 1 deri në ora 2 e 30 , e i cili ishte pajisur me maskë dhe dorëza, tha se këto janë për të mirën e shëndetit të tyre.
“Unë e kam orarin prej ora 1 deri në ora 2 e 30 dhe e kam prej orës 8 deri në orën 9 e 30… Sa i përket masave mbrojtëse kur jemi vetëm nuk po e shoh diçka që mund të marrë virus a diçka, por kur po ka turma dhe kontakt me dikë mund t’i kemi”, tha ai.
Megjithatë kishte edhe qytetarë që masat mbrojtëse i shohin si jo të domosdoshme.
“Njeriu del me maskë kur ka kontakt me dikë afër. Por, njeriu ka nevojë për ajër të pastër pasi maska përkundrazi i mbledh bakteret. Duhet të dihet kur duhet dhe kur nuk duhet bartja e maskës. Gripi ka nevojë për ajër të pastër, jo veç për këtë sëmundje po për të gjitha është e nevojshme distanca me njerëz”, tha ai.
Tashmë dy ditë është lejuar edhe hapja e dyqaneve të vogla. KosovaPress ka vizituar disa nga dyqanet në qytetin e Pejës e të cilët ankohen për numër të vogël të blerësve, ani pse ato janë hapur vetëm që dy ditë.
Nasibe Nela, punëtore në një dyqan kozmetike tha se po i respektojnë të gjitha masat e vendosura nga qeveria për hapjen e tyre.
“Interesimi ka qenë që ato të hapen më herët, pasi ka pasur nevojë për kozmetikë, ngjyra, higjienë. Mirëpo ne i kemi respektuar masat dhe pasi është dhënë urdhri për t’i hapur dyqanet, kemi filluar me orar më të shkurtuar. Qytetarët po i respektojnë masat, njëkohësisht edhe ne. Është dezinfektuar lokali dhe qytetarët që po vijnë për të blerë gjëra çka iu duhen vijnë të pajisur me maska dhe dorëza”, tha ajo.
Për kohën sa kanë qëndruar të mbyllur, Nela tha se tash po i shohin dëmet që iu janë shkaktuar.
“Si biznes po i shohim dita-ditës që jemi dëmtuar më shumë, kemi lokalin me qira, rrogat e punëtorëve duhet dhënë”, tha ajo.
Se qytetarët e Pejës po respektojnë vendimet e reja të Qeverisë e thotë edhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës Petrit Loci.
“Faktikisht nga dje ka filluar hapja për disa biznese dhe normalisht kjo ka ndikuar që edhe numri i qytetarëve prezent të jetë më i madh për faktin se hapja e bizneseve nënkupton që në to do të qëndrojnë pronarët dhe punëtorët e tyre, çka shkakton edhe rritjen e lëvizjes në qytet. Gjithashtu, rritja nga 90 në 180 minuta në dy ndërrimet e ditës e lëvizjes për qytetarët ka ndikuar që numri i qytetarëve në rrugë të jetë më i madh sesa para datës 4 maj. Por, siç edhe po e shihni prapë se prapë është gjendja është e qetë edhe me masat e reja dhe për momentin është nën kontroll”, tha ai.
Ndryshe, në Pejë janë 73 raste me COVID-19, ndërsa në nivel vendi numri ka shkuar në 885, prej tyre 403 të shëruar dhe 26 të vdekur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje