Rreth 56% e qytetarëve të anketuar janë shprehur se vota e tyre nuk do të ndryshojë nga ajo e zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, kurse 14% kanë deklaruar se do të votojnë ndryshe më 22 tetor.
Këto janë disa nga statistikat e një raporti të realizuar në 38 komuna të Kosovës nga Instituti GAP.
Berat Thaqi, analist i politikave në Institutin GAP, duke prezantuar të gjeturat e anketës tha se rezultatet tregojnë se mbi 70% e qytetarëve janë të prirur të besojnë se zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të sjellin ndryshime pozitive për familjet e tyre dhe komunitetin ku jetojnë. Por, vetëm 7% e të anketuarve janë plotësisht të bindur se do të ndodhin ndryshime pozitive pas zgjedhjeve lokale.
“Rreth 56% e qytetarëve të anketuar janë shprehur se vota e tyre nuk do të ndryshojë nga ajo e zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, kurse 14% kanë deklaruar se do të votojnë ndryshe më 22 tetor. Ndërkaq, rreth 7% e të anketuarve kanë deklaruar se nuk do të votojnë fare në këto zgjedhje. Sa i përket pyetjes se çka marrin për bazë qytetarët kur vendosin se cilin kandidat do ta votojnë për kryetar/e komune, shumica e të anketuarve janë përgjigjur se bazohen në programin dhe premtimet e kandidatit/es, por edhe në përvojën dhe edukimin e tij/saj. Rezultatet e anketës tregojnë se votuesit favorizojnë më shumë kandidatët e rinj në moshë. Programi, përgatitja shkollore dhe përvoja politike janë po ashtu faktorët kryesorë që ndikojnë në votën e qytetarëve edhe për kuvendin komunal”, ka thënë ai.
Blendi Hasaj, hulumtues në Institutin GAP, theksoi se nga analizimi i mëtejmë i përgjigjeve të anketuarve kundrejt moshës së tyre, vërehet se 71% e atyre që do të votojnë për kandidatin për kryetar të komunës që vije nga partia e njëjtë për të cilën ata kanë votuar më 11 qershor janë të moshës 18-44 vjeç ku dominon kategoria e të rinjve 25-34 vjeç.
“Në lidhje me qëndrimin e qytetarëve sa i përket votimit të një kandidati i cili nuk i përket etnisë së tyre, rezultatet tregojnë se, në përgjithësi, votuesit nuk preferojnë të votojnë dikë nga etnitë tjera, pa marr parasysh përgatitjen e tij/saj. Qytetarët e anketuar, të cilët kanë më shumë kontakte me pjesëtar të komuniteteve tjera, siç janë Prizreni dhe Mitrovica, janë më të prirë të votojnë për kandidatët e etnive tjera. Gjithashtu, të anketuarit nga komuniteti boshnjakë, serbë dhe shqiptarë janë më refuzues ndaj kandidatëve të etnive tjera, se sa të anketuarit nga komunitetet egjiptianë, romë apo goranë”, ka thënë ai.
Matja e opinionit është bërë nga UBO Consulting, me ç ‘rast janë anketuar 1,065 qytetarë të Kosovës: shqiptarë (818), serb (150) dhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera (97). Ky hulumtim nuk ka pasur për qëllim identifikimin e prirjeve të qytetarëve se për cilin subjekt politik do të votojnë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve