LAJMI I FUNDIT:

Quni viziton ushtarët e FSK-së gjatë stërvitjeve

Quni viziton ushtarët e FSK-së gjatë stërvitjeve

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni së bashku me gjeneralmajor Enver Cikaqin dhe stafin e tij, sot ka ndjekur nga afër zhvillimin e stërvitjes fushore “Kompania në mbrojtje” të realizuar nga kompania A3 e regjimentit të tretë të forcave tokësore të FSK-së që u realizua në zonën e Qiqavicës.

Ministri Quni vizitoi edhe pjesëtarët gjatë demonstrimit praktik të trajnimit „Komando-Bereta“, që është duke u realizuar në zonën e fshatit Ceceli të komunës së Vushtrrisë.

Për zhvillimin, objektivat e synuar të stërvitjes dhe trajnimit përkatës, si dhe kapacitetet njerëzore e teknike të angazhuara, ministrin Quni e njoftoi komandanti i komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneral Fadil Hadërgjonaj.


Nga ana e tij, ministri Quni, përgëzoi KFT-në duke vlerësuar lart angazhimin edhe në këtë kohë të përballjes me krizën pandemike, në trajnime e stërvitje të niveleve e formateve të tilla, duke treguar nivel të lartë, disiplinë e profesionalizmi për arritjen e aftësive taktike operuese për realizimin e misionit dhe detyrave specifike të komandës së forcave tokësore dhe FSK-së në përgjithësi.

“ Unë kam marrë raportet e përditshme të punës dhe angazhimit tuaj dhe jam i vetëdijshëm për sfidat dhe vështirësitë nëpër të cilat keni kaluar gjatë kësaj periudhe, por me moral të lartë, kalitje fizike dhe shkathtësitë e duhura profesionale keni arritur t’i përballoni me sukses”, tha ndër të tjera ministri Quni.

Ndërkohë, Quni ka shkruar në Facebook se “Marshime, lodhje, etje, plagë, pagjumësi deri tek “Bereta e Gjelbërt”.

Trajnimi “Komando-Bereta” është duke vijuar dhe është trajnim në kuadër të planit vjetore të trajnimeve sipas planit të tranzicionit për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale për mbrojtjen territoriale të vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori