LAJMI I FUNDIT:

Qumështarët ende të rrezikuar importet

Qumështarët ende të rrezikuar importet

Sektori i prodhimit të qumështit vazhdon të jetë në krizë dhe i dëmtuar nga produktet që importohen nga vendet e ndryshme në Kosovë.

Kështu tha kryetari i komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa, gjata takimit të këtij komisioni në të cilën u diskutua çështjet aktuale të pozitës së prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit.

“Në vitet e fundit ne kemi p as një zhvillim edhe të industrisë së qumështit por problemetshihet se janë grumbulluar dhe mund të thuhet se aktualishtky sektorpak a shumë gjendet në një lloj krize, dhe kjo krizë meriton vëmendjen e të gjithë akterëve në shoqëri për arsye se ky sektor tash edhe pse vlerësimet mund të jenë të ndryshme, në gjithë zinxhirin mund të punësoj 20-30-40 mijë vete, dhe është njëri nga sektorët premtues të industrisë së Kosovës”, tha Mustafa.


Po ashtu, u prezantuan edhe disa raporte të cilat tregonin statistikat për prodhimin dhe përpunimin e qumështit, ku u tha se gjatë verës arsyeja pse ka më shumë qumësht është për shkak të konsumimit më të vogël, kjo edhe ndikon në problemin për ta gjetur tregun në Kosovë.

Derisa opozita kritikoi qasjen e shtetit për të ndihmuar prodhuesit e qumështit në politikat fiskale, deputetët që përfaqësonin pozitën, thanë se pikërisht shteti me subvencionet e vazhdueshme për këtë degë të re të industrisë kanë ndikuar në rritjen e këtij sektori.

Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit sërish patën ankesat e tyre, duke thënë se nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për një treg të barabartë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori