Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka theksuar se mosmarrëveshja e vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka mbetur një sfidë kryesore për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Në një njoftim për media, QKSS thekson se në dritën e ngjarjeve të fundit, përfshirë sulmin terrorist të Banjskës më 24 shtator 2023, i cili vuri në pah nevojën për një zgjidhje të qëndrueshme, është e domosdoshme të ecim përpara me zbatimin efektiv të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (APN).
“Përkundër marrëveshjes fillestare verbale në Bruksel në shkurt të vitit 2023, presidenti serb Vuçiq refuzoi të nënshkruajë APN-në dhe e ka minuar vazhdimisht marrëveshjen në daljet e tij publike, duke e bërë shumë më të vështirë dhe sfiduese ndërtimin e një momentumi për zbatimin e saj. Përveç kësaj, dështimi për të arritur marrëveshje për një plan veprimi për zbatimin e APN-së në mars të këtij viti në samitin e Ohrit, e ndërlikoi më tej procesin dhe rriti tensionet”, thuhet në njoftim.
QKSS thekson se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, pret që Kosova të ndërmarrë hapat e nevojshëm për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë (ASM) dhe që Serbia të ndërmarrë veprime konkrete drejt njohjes de facto të pavarësisë së Kosovës.
Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), tha se “në qendër të mosmarrëveshjeve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duket se sillen rreth renditjes së veprimeve për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, dhe prandaj QKSS propozon një sekuencë alternative të veprimeve për të përmbushur pritjet e të gjitha palëve të përfshira në dialogun e normalizimit. Kjo perspektivë alternative fokusohet në zbatimin e balancuar dhe realist të APN-së, duke adresuar shqetësimet si të bashkësisë ndërkombëtare ashtu edhe të Kosovës.”
Sipas QKSS në këtë qasje të re, Qeverisë së Kosovës i rekomandohet që të paraqesë një projekt-statut për themelimin e ASM-së, njëkohësisht me Serbinë duke zyrtarizuar njohjen de facto të Kosovës, ndërsa BE-ja dhe NATO-ja ofrojnë perspektivë të qartë për anëtarësimin e Kosovës në BE përmes statusit të vendit kandidat dhe NATO-s përmes Planit të Veprimit për Anëtarësim (MAP).
Sipas Ramadan Ilazit, udhëheqës i hulumtimit në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), “Nga perspektiva e Kosovës, zbatimi i plotë i APN-së ofron mundësinë më praktike për avancimin e marrëdhënieve me NATO-n dhe BE-në”.
Për të adresuar shqetësimet e Kosovës dhe për të siguruar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, sipas QKSS propozohet një shkëmbim letrash ndërmjet lidershipit kosovar dhe homologëve nga SHBA, Franca dhe Gjermania.
“Ky shkëmbim duhet të theksojë nevojën urgjente të Kosovës për të arritur statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, anëtarësimin në NATO dhe integrimin në organizatat ndërkombëtare si INTERPOL dhe UNESCO”, thuhet tutje në njoftim.
Presidenti i Këshillit Evropian (BE) i rekomandohet organizimi i një samiti ndërmjet Kosovës dhe pesë vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, me qëllim të katalizimit të ndryshimeve pozitive në status quo-në aktuale.
“Themelimi i Asociacionit nga Kosova dhe zbatimi i marrëveshjes bazë (APN) nga Kosova duhet të çojë në njohje nga Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së.
Perspektiva alternative për sekuencën synon të sigurojë një rrugë të qartë për Kosovën, Serbinë, BE-në dhe SHBA-në për të ecur përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe fillimit të negociatave për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, që paraqet një hap të rëndësishëm drejt njohjes formale te Kosovës nga Serbia”, theksohet në njoftimin e QKSS.
QKSS do të publikojë në ditët në vijim një analizë tjetër rreth themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, dhe parimeve që duhet të respektojë në mënyrë që të jetë në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga dhjetori i vitit 2015. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës