LAJMI I FUNDIT:

Qirinjtë elektrikë – shpikja më koti

Qirinjtë elektrikë – shpikja më koti

Përveç se nuk kënaq as kërkesat më minimale estetike, qiriu elektrik është shpallur si aparati më koti i shpikur ndonjëherë.

Qiriu i cili kurrë nuk ndalet së ndezuri, përveç nëse i harxhohet bateria ose e hiqni prej rrymës, zuri vendin e parë për aparatet më të pashfrytëzueshme të të gjitha kohërave duke e mposhtur kështu “kompletin elektrik për manikyr” i cili u rendit i dyti dhe gërshërët me laser që renditën në vendin e tretë.

Në listën e 20 aparateve më të këqija teknologjike gjenden edhe pjekësi i bukës, aparati elektrik për heqjen e qimeve nga rrobat dhe mini disc playeri.

Tre të katërtit e të anketuarve në anketën e faqes së internetit “Protectyourbubble.com” pranuan se kanë blerë disa prej këtyre aparateve dhe i kanë përdorur shumë rrallë, ndërsa gjysma e tyre janë ankuar se nuk i kanë përdorur kurrë dhe janë bërë pishman që i kanë blerë.


Zëdhënësi i faqes e cila kreu këtë anketë tha: “Disa aparate duken si ide e mrekullueshme në shikim të parë, por shpesh vetëm pasi t’i blini e kuptoni se janë të papërdorshme”. /Telegrafi/