LAJMI I FUNDIT:

Qiftet zakonisht ndahen para festave dhe gjatë verës

Qiftet zakonisht ndahen para festave dhe gjatë verës

Dizajneri David McCandless në bazë të analizave të statuseve në Facebook ka përpiluar një grafikon i cili tregon se në cilën periudhë të vitit njerëzit më së shpeshti i japin fund lidhjeve të tyre të dashurisë.

McCandless ka përdorur informatat nga 10.000 statuse të Facebookut në të cilat janë përdorur kryesisht fraza–lidhje e ndërprerë.

Duke analizuar të dhënat ai konkludoi se njerëzit kryesisht ndahen ose i japin fund lidhjeve me partnerin në fillim të muajit mars, para festave të pranverës, pastaj gjatë verës dhe para festës së Krishtlindjes. Po ashtu shumë lidhje përfundojnë edhe në Ditën e të Dashuruarve, respektivisht ditën e Shën Valentinit.

McCandless zbuloi se njerëzit më së shpeshti ndryshojnë statusin për lidhjet në Facebook të hënën, me siguri pas një vikendi jo fort të këndshëm. Të gjithë ata që ndahen me partnerin dhe ndryshojnë statusin e tyre, Facebooku do tua lehtësojë dhimbjen të paktën duke ua hequr fotografitë e ish partnerit. Rrjeti më i popullarizuar shoqërorë prej tash nëpërmjet një algoritmi, do të përcjellë sjelljen “online” të shfrytëzuesve dhe në mënyrë automatike do të gjenerojë fotografi të personave me të cilët shfrytëzuesit kanë mbajtur lidhje, shkruan “Daily Mail”. /Telegrafi/