LAJMI I FUNDIT:

Qeveria thotë se e ka gati Ligjin për Trepçën, ekspertët dyshojnë në fshehjen e dështimeve (Video)

Qeveria thotë se e ka gati Ligjin për Trepçën, ekspertët dyshojnë në fshehjen e dështimeve (Video)

Në janar të këtij viti, u bë bujë e madhe çështja e Trepçës. Shumë debate u mbajtën e u dhanë shumë premtime, por tash kur jemi gati në fund të muajit të 10-të të këtij viti, asgjë nuk ka dalë në sipërfaqe, raporton KTV.

Ministri i dikasterit që i përket edhe Trepça, Blerand Stavileci, thotë të jenë bërë shumë punë në këtë çështje, por se finalizimi i tyre varet nga emërimi i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Stavileci i ka thënë KTV-së se janë duke i shqyrtuar disa modele se si mund të funksionojë në të ardhmen ky gjigant, pa përjashtuar edhe modelin e partneritetit publiko-privat.


Edhe Komisioni për Zhvillim Ekonomik është në pritje të zgjidhjes së kësaj problematike.

Muhamet Mustafa, kryetar i këtij Komisioni, thotë se të gjitha çështjet politike janë larguar nga tavolina dhe se po punohet vetëm në zgjidhjen ekonomike.

Si Mustafa, ashtu edhe Stavileci kanë thënë se problematika e Trepçës nuk do të hyjë në diskutimet në Bruksel me palën serbe dhe as asociacioni nuk do t’i ketë kompetencat në të.

Por, kështu nuk mendon edhe Ibrahim Rexhepi. Të gjitha deklarimet e zyrtarëve qeveritarë thotë se po bëhen vetëm për t’u shfajësuar, pasi që deri më tani nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Melodia Px - Veshje të specializuara për çdo kusht atmosferik

Melodia Px - Veshje të specializuara për çdo kusht atmosferik

Ekonomi
Rritet çmimi i naftës

Rritet çmimi i naftës

Ekonomi
Kalo në kategori