Qeveria e Kosovës ka paraljamëruar se do të ketë masa shtesë për festat e fundvitit.
Deri më tani në fuqi janë masat që janë marrë javë më parë ku komunat janë të kategorizuara në tri zona. Sipas këtyre masave, operatorëve ekonomikë iu ndalohet puna pas orës 19:00 në komunat që janë në zonë të kuqe, pas orës 18:00 në zonën e verdhë dhe pas orës 20:00 në zonën e gjelbër.
E bizneset kanë kërkuar që ky orar të ndryshojë. Një gjë e tillë pritet të diskohet sot në një takim konsultativ që do të ketë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti, zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramdani dhe pjesën tjetër të kabinetit qeveritar.
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka konfirmuar për Telegrafin mbajtjen e këtij takimi.
Tahiri ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për shumë tema në mesin e tyre edhe për raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik mbi situatën epidemiologjike.
“Sot në orën 17:00 kemi një takim konsultativ me kryeministrin ku do të diskutojmë për shumë tema në mesin e tyre edhe për raportin e IKSHPK-së dhe natyrisht për masat antiCOVID-19”, ka thënë Tahiri.
Ndërkaq kryeministri Avdullah Hoti, sot gjatë ditës ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe kohore duhet të ketë kujdes të shtuar dhe mbikëqyrje të respektimit të masave antiCOVID-19.
Ai tha se me masat që do të merren, do te ketë kujdes që të krijohen kushte të volitshme për bizneset dhe për lëvizjen e qytetarëve, por në të njëjtën kohë të mbahet nën kontroll situata me coronavirus. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri