LAJMI I FUNDIT:

Qeveria seancën e sotme do ta mbajë në Kumanovë

Qeveria seancën e sotme do ta mbajë në Kumanovë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në Shtëpinë e zejtarëve në Kumanovë do ta mbajë seancën e saj të rregullt të 171-të në të cilën do të kryesojë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa do të marrin pjesë të gjithë ministrat, mysafirë dhe kryetarë komunash nga rajoni.

Siç njoftojnë nga qeveria, në këtë seancë prioritet do të kenë informacionet dhe vendimet për projekte nga interesi i drejtpërdrejtë i qytetarëve të komunave të rajonit, për çka gjatë ditës, seancës do t’i paraprijnë shumë aktivitete në terren.

“Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Zoran Kitanov, do të bëjnë kontroll në punët e rehabilitimit të rrugës rajonale Kumanovë-Shën Nikollë. Ngjarja është paraparë të mbahet në orën 11:30 minuta në rreth 500 metra nga Burgu i Kumanovës. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në orën 13:00 do ta vizitojë spitalin e Kumanovës, ndërsa në kuadër të ngjarjeve në terren, ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski do ta vizitojë kompaninë për industri të mishit Niksi, si një prej shfrytëzuesve të IPARD programit”, informojnë nga Qeveria.


Nga aktivitetet e pasdites, në orën 15:00 në Shoqatën e pensionistëve, ministri Venko Filipçe, do të takohet me pensionistët e Kumanovës dhe rajonit., ndërsa në orën 17:00 ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska do të takohet me shfrytëzuesit e pensionit social nga Kumanova dhe rajoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori