Ftesën për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veriatlantike, kryeministri Zoran Zaev do ta merr personalisht nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të enjten në orën 13 e 30 minuta. Të paktën, kështu qëndron në agjendën e Qeverisë, dërguar mediave të akredituara për ndjekjen e ngjarjes. Samiti dyditor i liderëve të NATO-s fillon të mërkurën. Për të enjten është paralajmëruar konferenca qendrore për shtyp e sekretarit Stoltenberg, ndërsa më pas ai do të mbajë edhe konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin e Maqedonisë. Në delegacionin qeveritar që do të merr pjesë në Samitin e NATO-s, krahas kryeministrit Zaev, do të jetë edhe zëvendës/ kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Përfaqësuesit qeveritar pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Greqinë, në mënyrë intensive paralajmërojnë se Maqedonia do të marrë ftesë, pasi vendi punon në zgjidhjen e kontestit me emrin. Këtë e konfirmoi edhe Stoltenberg në takimin e javës së kaluar me kryeministrin Zaev, kur i dëshiroi mirëseardhje në Aleancë, por saktë e sqaroi edhe procedurën për anëtarësi.
Jam i bindur se shefat e shteteve dhe qeverive do ta bëjnë këtë kur do të takohen në korrik dhe do ta ftojnë Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të fillojë negociata aderuese. Më pas, do të nisin bisedimet që zakonisht zgjasin disa muaj dhe nëse proceset e brendshme në vend përmbyllen, ju do të mund të bëheni pjesë e NATO-s. Kjo do të thotë se pasi t’i përmbyllim bisedat aderuese, do të firmosim protokoll aderues dhe më pas ky protokoll aderues patjetër duhet të ratifikohet në parlamentet e ndryshme të vendeve- anëtare të NATO-s gjegjësisht nga 29 vende-anëtare. Do të thotë, e tërë kjo mund të bëhet shumë shpejtë. Flasim për muaj. Menjëherë pasi Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ta përmbyll marrëveshjen, që do të thotë t’i bëjë ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë, më pas mund ta ftojmë vendin që të bëhet anëtare me emrin e ri, Republika e Maqedonisë së Veriut. Unë me të vërtetë mendoj se qytetarët e vendit tuaj do ta shfrytëzojnë këtë mundësi, deklaroi Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Pas ftesës shumë të pritur, Maqedoninë në muajt e ardhshëm e pret faza më delikate. Për anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancë, nevojitet që referendumi të jetë i suksesshëm, të bëhen ndryshimet kushtetuese si dhe të realizohen detyrat e shtëpisë, për të cilat për momentin, nuk ka ndonjë dialog të suksesshëm mes pushtetit dhe opozitës në vend. /Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos