LAJMI I FUNDIT:

Qeveria nxjerr në shitje 177 automjete – çmimi nga 100 euro (Dokument)

Qeveria nxjerr në shitje 177 automjete – çmimi nga 100 euro (Dokument)

Qeveria e Kosovës së bashku me agjencionet e saja pritet t’i ketë 177 automjete më pak.

Ministria e Administratës Publike (MAP), ka nxjerrë në shitje 177 automjete përmes ankandit publik, raporton ORAinfo.

Çmimi fillestar i shitjes së të gjitha automjeteve është caktuar të jetë afër 1 milion e 900 mijë euro. Por, ky çmim mund të rritet varësisht nga ofertuesit e automjeteve.


Afër 90 për qind e automjeteve të cilat janë qitur në shitje janë jashtë përdorimit.

Automjeti më i shitur në Kosovë, Golf 2, përmes këtij ankandi publik shitet për vetëm 200 euro, përderisa çmimi i një veture të tillë në tregun real shkon deri në mbi 1 000 euro.

Pjesëmarrës në blerjen e automjeteve mund të jenë të gjithë qytetarët e interesuar si personat fizik ashtu dhe ata juridik.

Ofertuesit e interesuar mund të inspektojnë automjetet qe janë jashtë përdorimit në parkingun e Rilindjes më 02.11.2015 prej orës 10:00 .

Ndërkaq, ofertat duhet të dorëzohen në adresën e cekur më lartë jo më vonë se 06.11.2015 deri ne orën 14.00.

Shitja e këtyre automjeteve vjen komfor vendimit që kishte marrë Qeveria e Kosovës në muajin shkurt të këtij viti për të reduktuar veturat brenda saj, pasi që sipas tyre ka vetura për të cilat bëhen shpenzime të panevojshme.

Po ashtu, është vlerësuar se po bëhen shpenzime më të mëdha për mirëmbajtjen e tyre se sa që ato të blihen të reja.

Ja lista e plotë e automjeteve të cilat janë nxjerr në shitje.
a1

a2

a3

a4

a5

a6

a7

a8

a9

a10

a11

a12

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori