LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndan 200 mijë euro për invalidët dhe veteranët e luftës

Qeveria ndan 200 mijë euro për invalidët dhe veteranët e luftës

Qeveria në mbledhjen e saj të rregullt ka miratuar vendimin që të ndajë mjete financiare për kompensimin e veteranëve për rregullimin e protezave dhe shërimin e invalidëve të luftës së UÇK-së në vlerë prej 200 mijë eurosh.

Në këtë mbledhje të Qeverisë në të cilën u shqyrtuan e u raportuan 17 pika të rendit të ditës, kryeministri Isa Mustafa ka falënderuar deputetët e pozitës të cilët mundësuan që në një mbledhje të mbajtur në kushte të rënda siç tha ai, kanë arritur të miratojnë buxhetin për vitin 2016.

“Shpreh kënaqësinë dhe mirënjohjen ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ne në mbledhjen e kaluar arritëm ta aprovojmë buxhetin për vitin 2016 që është dokument shumë i rëndësishëm për ne, me të cilin ne sigurojmë stabilitet buxhetor dhe makroekonomik të vendit, edhe përkundër asaj që seanca është mbajtur në kushte të rënda, por kemi pasur përkushtim të deputetëve të pozitës të Kuvendit të Republikës për këtë. Përpos kësaj janë aprovuar disa ligje që janë shumë të rëndësishme për fushën e ekonomisë dhe të shtetit ligjor”, tha Mustafa.


Në mesin e pikave të miratuara në mbledhjen e 64 të Qeverisë u shqyrtua projektligji për Falimentimin, për Energjinë Elektrike, Rregullatorin e Energjisë si dhe ka miratuar Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizimi Asociimit.

Qeveria po ashtu ka dërguar në Kuvend propozimin për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, emrat e të cilëve dy partnerët e koalicionit nuk kishin mundur t’i zgjidhnin në seancën maratonike të së hënës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori