LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndalon përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike

Qeveria ndalon përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në të gjitha institucionet publike.

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Bardhyl Dobra ka thënë se me qëllim të rritje së sigurisë kibernetike kanë rekomanduar Qeverinë që të ndaloj përdorimin e TikTok dhe të gjitha shërbimet e tij në institucionet publike, transmeton Telegrafi.

“Me qëllim të rritjes së sigurisë kibernetike MPB-ja i rekomandon Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndalojë instalimin, përdorimin dhe funksionimin e aplikacionit të rrjetit social TikTok dhe të gjitha shërbimeve të tij në të gjitha rrjetet shtetërore të komunikimit elektronik dhe të pajisjeve zyrtare të teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit që janë në pronësi dhe në menaxhim të institucioneve publike”, ka thënë Dobra.


Ai tha se obligohen të gjitha institucionet publike të cilat janë pronar dhe administrojnë rrjete shtetërore të komunikimit që të vendosin kufizimet e nevojshme teknike për ndalimin e shërbimeve të rrjetit social TikTok në ambientet zyrtare të punës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori