LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së miratoi Plan me masa dhe rekomandime për ulje të shpenzimeve dhe rritje të të hyrave

Qeveria e RMV-së miratoi Plan me masa dhe rekomandime për ulje të shpenzimeve dhe rritje të të hyrave

Plan për qëndrueshmëri fiskale dhe mbështetje të rritjes ekonomike me politika, rekomandime, masa dhe indikatorë, është miratuar mbrëmë në mbledhjen e qeverisë.

Me këtë rast ngarkohen të gjithë përfituesit buxhetorë, ndërsa ju rekomandohet Njësive të vetëqeverisjes lokale, Ndërmarrjeve publike dhe Shoqatave tregtare në pronësi shtetërore, në afat prej dy javësh të dorëzojnë planin e plotë aksionar për konsolidimin e shpenzimeve konform Planit për qëndrueshmëri fiskale. Janë paraparë, siç shpjegohet nga Ministria e Financave, politika, masa dhe rekomandime për uljen e shpenzimeve dhe rritjen e të hyrave për Njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe Ndërmarrjet publike dhe Shoqatat tregtare në pronësi shtetërore, njofton Pres shërbimi qeveritar.

“Politika e uljes së shpenzimeve përfshin konsolidimin e shpenzimeve për paga dhe kompensime përmes uljes prej 10 për qind krahasuar me mjetet e planifikuara për vitin 2023. Është i pritshëm efekt fiskal, ose kursim në rreth tre miliardë denarë konform projeksioneve fiskale në kornizë afatmesme të shpenzimeve; gjithashtu konsolidim i shpenzimeve për mallrat dhe shërbimet dhe zvogëlim i tyre për 20 për qind lidhur me kornizën fiskale për vitin 2023, ku efekti i pritur fiskal është rreth tre miliardë denarë lidhur me projeksionet fiskale në kornizën afatmesme të shpenzimeve. Njëherësh edhe konsolidim i shpenzimeve për subvencione, transfere, grante dhe kompensime sociale dhe zvogëlimi i tyre për 20 për qind lidhur me kornizën fiskale për vitin 2023, me çka efekti fiskal i pritur është rreth tre miliardë denarë lidhur me projeksionet fiskale në kornizë afatmesme të shpenzimeve dhe me politika për një strukturë të përmirësuar të shpenzimeve kapitale, ku parashihet realizim cilësor dhe në kohë i projekteve kapitale.


Në pjesën e politikave për Njësitë e vetëqeverisjes lokale rekomandohet ulje e shpenzimeve rrjedhëse. Ndërsa në kushte të furnizimit të çrregulluar në tregun e energjisë elektrike, komunat të shqyrtojnë mundësinë e zbatimit të furnizimit të centralizuar të energjisë elektrike për institucionet në juridiksionin e tyre, krejt kjo për të arritur një çmim më të ulët në furnizimin me energji elektrike, si dhe njësitë buxhetore të themeluara nga komunat për t’iu qasur furnizimit të përbashkët të energjisë elektrike.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori