LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë kërkon nga NATO korrigjimin e përdorimit të gjuhës maqedonase

Qeveria e Maqedonisë kërkon nga NATO korrigjimin e përdorimit të gjuhës maqedonase

Qeveria e Maqedonisë ka dërguar letër deri në NATO ku kërkon korrigjime në lidhje me përdorimin e termit “gjuhë maqedonase” në faqen e internetit të Aleancës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo sot u konfirmua nga kryeministri Zoran Zaev, pasi që të mërkurën pas transmetimit të drejtpërdrejtë nga nënshkrimi i protokollit, mundësia e përkthimit në gjuhën maqedonase u zëvendësua me flamurin e Maqedonisë, ndërsa përkthimet e tjera ishin standarde me terma të emëruar.

“Institucionet ndërkombëtare njohin gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe besoj se me letrën që e dërguam do të korrigjohet. Ndonjëherë ndodhin gabime, ndoshta në pjesën e formulimit, ndonjëherë për të gjithë është një risi, por edhe për komunitetin ndërkombëtar është gjithashtu, është risi ajo që po ndodh në pjesën e Maqedonisë së Veriut – emri i ri i vendit tonë, e cila shpresoj se do të jenë në funksion pas votimit në Kuvendin grek. Për shkak se përdorimi i emrit të ri në vendin tonë, ndryshe nga çështjet e identitetit si maqedonas, të cilët flasim gjuhën maqedonase, ndërsa do të jemi nga Maqedonia e Veriut duhet të dallohet qartë. Ekzistojnë tashmë formularë, protokolle të përgatitura, ku kjo u shpjegohet edhe organizatave ndërkombëtare”, tha Zaev.


Ai theksoi se vendi ynë pas ratifikimit të protokollit duhet të dërgoj letër deri tek 193 anëtaret e OKB-së, ku do tu sqarohen aspektet e përdorimit të emrit të ri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori