LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë aprovoi listën me 19 propozime për ambasadorë të rinj

Qeveria e Maqedonisë aprovoi listën me 19 propozime për ambasadorë të rinj

Qeveria sot në seancë të mbyllur e aprovoi listën me 19 propozime për emërimin e ambasadorëve të vendit tonë në destinacionet vijuese: Athinë, Beograd, Zagreb, Tiranë, Bruksel, Hagë, Moskë, NATO, Këshillin Evropian (Strasburg), KB (Gjenevë), Dohë, Pragë, Nju-Delhi, Romë, Tel Aviv, Kopenhagë, Vatikan, Prishtinë dhe Pekin.

Kjo lista do t’i dorëzohet presidentit Stevo Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fillimisht në listë ishin 21 kandidatë, por janë vërtetuar 19, pasi dy kandidatë duhet të bëjnë hapa plotësues.


Zaev në paraqitjen e tij në debatin “Rruga drejt anëtarësimit në NATO: Nga shtet i izoluar drejt shtetit të integruar” në Fakultetin Filozofik në Shkup, theksoi se përfaqësuesi i ri diplomatik në selinë e NATO-s në Bruksel do të jetë ambasadori i parë i Maqedonisë së Veriut, si një vend anëtar i NATO-s.

Kryeministri njoftoi se propozimet për ambasadorët e rinj sot do të dorëzohen deri tek presidenti i shtetit, i cili duhet të vendosë për emërimin e tyre.

Ambasador i ri në Bruksel, do të jetë Dane Taleski këshilltari i deritanishëm për politikë të jashtme i kryeministrit Zaev, siç informuan pardje nga Qeveria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori