LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Francës me projekte konkret për trajtimin e ujërave të zeza

Qeveria e Francës me projekte konkret për trajtimin e ujërave të zeza

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, së bashku me drejtuesit e kompanisë “Veolia”, e cila ka shprehë gatishmërinë të investojë në fushën e trajtimit të ujërave të zeza.

Ministri Agani, fillimisht falënderoi ambasadoren Daviet, për ndihmën që shteti i Francës i ka dhënë Kosovës, ndihmë e cila po vazhdon edhe në ditët e sotme.

Ai tha se Kosova ka miratuar një sërë ligjesh dhe strategjisë që rregullojnë fushën e trajtimit të ujërave të zeza dhe se mirëpret donatorët që shprehin interesim të investojnë në këtë fushë që përllogaritet shumë problematike.


Ambasadorja Maryse Daviet, e njoftoi ministrin Agani, se Qeveria e Francës, ka shprehur gatishmërinë të investojë në fushën e menaxhimit të ujërave të zeza dhe se ka projekt konkret për ndërtimin e një impianti modern, i cili do të trajtonte ujërat e zeza në Komunën e Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës.

Të dy palët u pajtuan që menjëherë të shikohen modalitetet për të mundësuar fillimin e këtij projekti, i cili do të zgjidhte problemin e ujërave të zeza në rajonin e Prishtinës. /Telegrafi/